Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ish-kryetari i Listës Serbe nuk i përgjigjet thirrjes së Prokurorisë Speciale për intervistim

    19/06/2025 17:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, nuk është paraqitur në seancën e fundit për intervistim, e cila ishte thirrur më 18 qershor 2025.

    Sipas zëdhënëses së Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, Rakiq ishte ftuar për intervistim fillimisht, por kishte dorëzuar një raport mjekësor në të cilin thuhej se kishte probleme shëndetësore dhe për këtë arsye nuk mund të merrte pjesë.

    Në ftesën e dytë, të dërguar nga Prokuroria Speciale për datën 18 qershor, deputeti i Kuvendit të Serbisë nuk ka paraqitur asnjë arsye për mungesën e tij.

    “Lidhur me rastin për të cilin keni kërkuar informacion, ju njoftojmë se z. Goran Rakiq, pas ftesës së parë, ka informuar Prokurorinë Speciale përmes një raporti mjekësor se ka probleme shëndetësore dhe nuk mund të paraqitet për intervistim. Prokuroria Speciale e ka ftuar sërish më 18 qershor, por ai ende nuk ka dhënë arsyetimin për mungesën e tij. Shumë shpejt, Prokuroria Speciale do të caktojë seancën e radhës për intervistim,” ka deklaruar Luta.

    Artikuj të ngjashëm

    Konflikti Izrael-Iran, kreu i OBSH-së dënon sulmet ndaj institucioneve shëndetësore

    Musliu-Shoshi: Në politikë veç Kurti është nomad – në Kosovë s’ka as pronë, as nuk rrit fëmijë

    Spanja rrezikon të prishë samitin e NATO-s, duke kundërshtuar kërkesën e Trump për rritje të shpenzimeve

    Të Fundit

    Konflikti Izrael-Iran, kreu i OBSH-së dënon sulmet ndaj institucioneve shëndetësore

    Ish-kryetari i Listës Serbe nuk i përgjigjet thirrjes së Prokurorisë Speciale për intervistim

    Musliu-Shoshi: Në politikë veç Kurti është nomad – në Kosovë s’ka as pronë, as nuk rrit fëmijë

    Spanja rrezikon të prishë samitin e NATO-s, duke kundërshtuar kërkesën e Trump për rritje të shpenzimeve

    Policia hungareze ndalon marshimin e komunitetit LGBTQ+ në Budapest

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.