Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ish-kryenegociatorja Tahiri: Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi duhet të jetë njohja reciproke

    22/10/2022 17:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ish kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri tha se marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi duhet të jetë njohja reciproke. Në një panel diskutimi ku i pranishëm është edhe emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, Tahiri tha se është koha të shënohet historia dhe të hapet kapitull i ri i paqes.

    “Marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë vetëm njohja ndërmjet dy vendeve pa formulime dykuptimëshe, është koha me shkru një histori të re, me hap një kapitull të ri të paqes në mes marrëdhënieve Kosovë- Serbi. Lini anash formulimet. Do t’i lëmë kohë çështjeve të hapura që të mbyllen, nuk është vetëm për Kosovën dhe Serbinë, kjo vlen dhe për BE-n dhe Ballkanin në veçanti kur e shohim farë po ndodh”, tha ajo.

    Ajo kritikoi edhe për faktin se në delegacionet e bisedimeve në Bruksel nuk ka gra.

    “Lajçak guxim të madh që vie sot këtu. Nga tavolinën e zbrazët në Bruksel pa gra, as në delegacionin e Kosovës as të Serbisë, nuk e di si mund të vini këtu. Ne jemi këtu, dhe për të qenë në tavolinën e negociatave duhet të jeni në politikë. Unë jam bërë një negociatore për paqen 23 vite më parë, në konferencën e Rambujesë, kam qenë gruaja e vetme në mesin e 15 burrave. Sepse isha lidere kryesore në lëvizjet për liri dhe pavarësi, unë isha politikane dhe e bëri të pashmangshme të mos isha aty”, tha ajo.

    Ajo u ka bërë thirrje grave që të mos qëndrojnë larg politikës por të bëhen pjesë e vendimmarrjes.

    “Shoqëria civile është shumë e rëndësishme për demokratizim, por ne gratë nuk duhet të jemi vetëm pjesë e shoqërisë civile por edhe pjesë e tavolinave, të marrim vendime të rëndësishme për të ardhmen për paqe dhe siguri. Jetojmë në një kohë të rrezikshme me luftën në Ukrainë dhe çmenduritë e Rusisë, por edhe që po mundohet të vijë rreth Ballkanit. Me këtë besojmë se nëse gratë do të kishin qenë më herët në lidershipin global në botë ndoshta nuk do të ishim në një krizë kaq të madhe globale. Situata është kështu do të doja të avokoja lidershpin e grave, të investojmë si shoqëri, si institucione, por edhe ku gra ti inkurajojmë”, tha Tahiri.

    Ky është Edicioni i Parë i Forumit Nderkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë i cili ka mbledhur në Prishtinë rreth 500 pjesëmarrës nga 33 shtete të botës./

    Artikuj të ngjashëm

    Tahiri për Kurtin: Hipokrizi, shkelësi i Kushtetutës kritikon shkeljet e saj – e mori në qafë Kosovën

    Tahiri kritikon BE-në: Po vepron me dy standarde, kështu s`mund të përmbyll dialogun Kosovë – Serbi

    Tahiri pas dështimit të seancës: PDK-së i takon kryeministri, Kurti të bëhet pastaj president

    Të Fundit

    Arrestohet polici në Shqipëri, u jepte fajde personave të ndryshëm, më pas i kanoste

    Zgjedhjet lokale, me 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit

    Gjermania nuk është më destinacioni kryesor për azilkërkuesit në Evropë

    Haziri: Unë s’jap votë për shpërndarje të Kuvendit, Kosova s’ka komoditet me shku në zgjedhje

    Ekstradohet nga Dubai shqiptari në kërkim, i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.