Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka akuzuar për dëshmi kundër shtetit, drejtorin e Radio Televizionit Publik të Kosovës, Rilind Gërvallën.
Kjo akuzë erdhi gjatë publikimit të proces verbalit, pas mbledhjes së Bordit të RTK-së.
Ramadani tutje e ka quajtur drejtorin e RTK-së, si njeri i padijshëm dhe eksperimental.
“Rilind Gërvalla paska ‘dëshmuar’ kundër shtetit! Nëse Transkripti është autentik, Gërvalla i RTK-së e paska gjuajt “pataten e nxehtë” nga dora menjëherë, keq, pamëshirshëm, dhe frikshëm. Një nga grupi i njerëzve të padijshëm dhe eksperimentalë.Shumë dëm paska bërë! Shteti, kredibiliteti, partneriteti, mirëbesimi, individët”, shkruan Gërvalla në Facebook.
Ramadani tutje ka thënë se Gërvalla të gjitha dëshmitë e tij i ka bërë prapa shpinës së mediave.
“Të gjitha i paska goditur keq Gërvalla, pas mediave. Këto kushtojnë. Përgjegjësia nuk mund të shmanget. Nuk besoj se do të kishte ndodhur pa presion dhe agjendë një dëm i këtillë”, shkruan tutje ai.
Postimi i plotë: