Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës (KIE), vendosi të hënën të miratojë kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm. Befasia e pakëndshme ishte se Hungaria, shtet që ka njohur pavarësinë e Kosovës, ka votuar kundër antarësimit të Kosovës.
Në lidhje me këtë ka reaguar ish-shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj.
Me anë të një postimi në Twitter, Hoxhaj ka shprehur keqardhje që shteti hungarez po mbeshtet politikat hegjemoniste të Beogradit në rajon.
“Është fatkeqësi që Hungaria ka ardhur në këtë pikë sa të mbështesë politikat hegjemoniste të Beogradit në rajon. Vota e Hungarisë në KIE kundër Kosovës është gabim politikisht dhe moralisht!”, ka shkruar Hoxhaj.
It's unfortunate that Hungary has come to this point to support Belgrade's hegemonic policies in the region. Hungary’s vote at @CoE against Kosovo is politically & morally wrong! Will my friend FM Péter Szijjártó have an explanation how it ended up like this?
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) April 24, 2023