Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ish-komandanti i UÇK-së rrëfen momentet e hyrjes në Prishtinë më 11 qershor 1999

    11/06/2025 20:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në Prishtinë sot është shënuar 26 vjetori i çlirimit. 11 qershori shënon edhe hyrjen e trupave të Zonës Operative të Llapit të UÇK-së në kryeqytet.

    Njëri nga ish komandantët e UÇK-së -së, Fatmir Sopi, tha se kryeqyteti ishte kursyer nga veprimet e drejtpërdrejta luftarake gjatë luftës së UÇK-së sepse ishte qendër politike dhe sensibilizonte opinionin botëror për luftën në Kosovë.


    “Në Prishtinë janë mbajtur protesta në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe për arsye se ishte e mbipopulluar edhe me të zhvendosurit nga zona tjera të luftës. Qëllimi i mos aktiviteteve tona direkte ka qenë që të mbrohet popullata civile nga masakrat sepse soldateska serbe nuk kursente askënd”, tha ai në “Info Plus” në RTK, Sopi ka sqaruar se para qershorit e mbanin Prishtinën të rrethuar dhe se në të gjitha fshatrat vepronin njësitet e UÇK-së.

    “Ishim në gjendje gatishmërie dhe kryenim luftime sporadike me njësite serbe të cilat ishin në lëvizje.Ne morëm informacion se forcat serbe gjatë tërheqjes mund të bënin masakra, prandaj si komandë e Brigadës 153 në fillim të qershorit vendosëm që njësitet elite të UÇK-së të hynin në Prishtinë dhe t’i zinin pozicionet e duhura”, ka rrëfyer ai..


    Sopi ka kujtuar që më 11 qershor morën vendim që në vende të caktuara të vendosen flamuj kombëtarë dhe të shpallet Prishtina qytet i lirë.

    “Në ato momente shpërthyen edhe lot gëzimi nga shumë qytetarë që kishin mbetur aty. Ka qenë një ngjarje e papërshkruar sepse përpjekja shekullore për liri dukej në horizont. Njësitet e UÇK-së tanimë kishin marrë kontrollin në zonat periferike të qytetit, ndërsa forcat serbe prisnin urdhrin për tërheqje”, ka thënë ai.Ai ka përmendur edhe luftimet e kësaj brigade me forcat serbe, teksa ka thënë se në pamundësi që të përballen me ta, ata kryen masakrat në Makovc, Grashticë dhe Koliq.

    Sopi ka theksuar se me 12 qershor kanë pushuar të gjitha veprimet luftarake të UÇK-së dhe se aspekti i sigurisë i ishte dorëzuar forcave të NATO-s.

    Artikuj të ngjashëm

    Dita e Çlirimit, Tasholli: Ata që e bartën mbi supe luftën, s’janë në mesin tonë

    Këto aktivitete zhvillohen në Shtime për nder të ”Ditës së Çlirimit”

    Raportohet se ish- krerët e UÇK’së në Hagë kanë refuzuar vizitën e Avokatit të Popullit të Gjykatës Speciale

    Të Fundit

    Sulmet e Izraelit në drejtim të Iranit, ushtria izraelite del me një deklaratë

    Meda feston ditëlindjen, kështu e surprizon bashkëshortja

    Refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati: Vendimi është paragjykues

    Shëbimet izraelite të emergjencës: Dy persona u plagosën në Haifa nga sulmet iraniane

    Sulmi ndaj Izraelit, pamje

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.