Rajoni i Dukagjinit ishte mobilizuar mjaftë herët që t’i dalin zot atdheut pas kërcënimeve për luftë që vinin nga Serbi gjatë viteve 90-ta.
Rol të madh kanë luajtur edhe luftëtarët nga Gjakova, të cilët shumë prej tyre vinin nga zona urbane, mirëpo aftësia për luftë ishte e jashtëzakonshme, kështu të paktën thotë Daut Haradinaj gjatë një interviste në emisionin “n’Demos”.
“Befasi për të mirë gjatë luftës kanë qenë djemtë e Gjakovës, apo “Djemtë e Asfaltit” siç i quanin, të cilët nuk ka betejë që nuk kanë marrë pjesë, kanë qenë luftëtar shumë të zotë, krejt djem urban, një pjesë e tyre janë dëshmorë e një pjesë invalidë, kanë qenë “Tigrat e Pejës”, po ashtu djem shumë të zotë, më pas janë krijuar edhe brigadat, të cilat kanë pasur strukturat e veta, me polici ushtarake me njësi speciale e kështu me radhë, edhe “Zhelat” kanë qenë shumë të përgatitur, njerëz shumë të zgjedhur kanë qenë në pozita, ka qenë edhe spitali ushtarak, ku falë prej tyre me dhjetra janë gjallë, njësitë nuk i kisha nda, se të gjithë e kanë kryer detyrën për merak, unë kam pasur fat se brigada “Jusuf Gërvalla” kanë lënë shumë gjurmë, e kanë lartësu edhe emrin e tij”, ka deklaruar ai, shkruan GazetaDemos.
Ish-komandati i brigadës “Jusuf Gërvalla”, ka rrëfyer edhe detajet se si brigada e tij mori emrin e Heroit të Kombit.
“Është meritë direkte e Ramushit se pse është emërtu brigada “Jusuf Gërvalla”, sipas mendimi tij ai është arkitekti i rezistëncës në Kosovë, pavarësisht se ra herët dhe nuk arriti me realizu planin e tij, mendoj që e kemi nderu emrin e tij, por edhe vetën me emrin e tij. E mbaj mend si sot kur shkuam tek nëna Ajshe në Dubovik, kemi qenë në momentet më të vështira, në muhabet e sipër me të, i thash se ndoshta mendon se UÇK-ja po heq dorë, por jo sepse do të ngrihemi sërish, ajo na dha shumë moral, edhe një far forme jo rastësisht është nëna e Jusuf Gërvallës, jam shumë krenar që nën emrin e “Jusuf Gërvallës” jemi lartësu e kemi korr fitore”, ka thënë ai.
Emisioni i plotë: