Largimi i policëve serbë të Veriut nga Policia e Kosovës dhe mbajtja e armëve mund të jetë shkas që të eskalojë situata në Veri, prandaj sipas ish-komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastratit, kryeministri Albin Kurti, është dashur ta “dëgjojë Amerikën”, që vendimin për targat ta shtyjë.
“Kam frikë që mund të eskalojë situata, sepse mendoj që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është dashur ta dëgjojë Amerikën që ta shtyjë vendimin për targat. Kam frikë që me shkuarjen e policisë do të ketë incidente”, thotë Kastrati për Albanian Post.
Madje sipas tij, këso situata nuk ka pasur asnjëherë pasluftës.
Ai kërkon nga institucionet e sigurisë të jenë më vigjilente, “ta shmangin më të keqen”.
“Askush nuk është i vetëdijshëm se çka mund të ndodh”.