Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ish komandanti i FSK-së: Nëse është e nevojshme, për Kosovën do të luftojmë sikur në vitet 1998-1999

    07/07/2022 22:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Milan Radojiçiq, që është në kërkim si i dyshuar për përfshirjen në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, është lajmëruar nga veriu i Kosovës, më saktësisht nga Leposaviqi. Nënkryetari i Listës Serbe përmes një videomesazhi, i ka njoftuar serbët e Kosovës se është kthyer, madje duke i sfiduar autoritetet e Kosovës se më nuk do të zmbrapset. 

    I pyetur për videon e Radojiçiqit, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk e kupton mesazhin që ka dashur ai ta dërgonte dhe se nuk ia ndien për mesazhin e tij.

    Lidhur me provokimet e fundit të Serbisë në veri përmes kriminelit Radojiçiq ka folur ish-komandanti i FSK-së, gjenerali Kadri Kastrati.

    Në një deklaratë për Demokracia.com, Kastrati ka thënë se Radojiçiq është vetëm përcjellës i mesazhit të Vuçiqit, për të provokuar dhe në një far mënyre për t’i kthyer mesazh Kosovës se mund të ketë luftë.

    “Fillimisht do të thosha se ky është mesazh i presidentit serb pasi që kryeministri i Republikës së Kosovës solli vendim për reciprocitet në targa të veturave dhe çështjeve të tjera, prandaj kjo nuk është asgjë tjetër përveçse një përcjellje e mesazhit të të Vuçiqit përmes Milan Radojiçiqit për të provokuar”, ka thënë Kastrati.

    Ish-komandanti Kastrati thotë se serbët e Kosovës nën drejtimin e Beogradit dhe të Listën Serbe ka një kohë të gjatë që janë duke u munduar ta destabilizojnë vendin.

    “Lista Serbe dhe Beogradi dëshirojnë ta mbajnë Kosovën sa më shumë në tension e në një temperaturë të lartë për t’i arritur qëllimet e veta. Synimin kryesor ata nuk e kanë fshehur kurrë dhe ne e dimë fare mirë që ky synim është ndarja e Kosovës që veriu t’i bashkëngjitët Serbisë”, ka thënë Kastrati.

    I pyetur për kapacitetet mbrojtëse të Kosovës, Kastrati thotë se Policia e Kosovës është e përgatitur mirë dhe me prezencën ushtarake ndërkombëtare ka kapacitete të mjaftueshme.

    “Unë besoj fuqishëm se Republika e Kosovës është e përgatitur mirë, Policia e Kosovës është mirë e përgatitur. Prezenca ushtarake ndërkombëtarëve në Kosovë i ka kuptuar të gjitha këto marifete të Serbisë dhe mendoj që nuk mund t’ia arrijnë qëllimit. Serbët mendojnë ende shumë që ta bëjnë sa më shumë situatën e tensionuar dhe kjo ka të bëjë me marrjen e një pozicion të mirë për bisedime që janë duke u zhvilluar në Bruksel. Serbia sa herë që mbështetët për muri nga bashkësia evropiane dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës, gjithmonë luan lojëra të tilla për të prezantuar vetën si viktimë, sepse ata mendojnë që janë viktima çdo herë”, ka thënë Kastrati.

    Kastrati thotë nëse vihet deri te eskalimi i situatës, Kosova i ka të gjitha kapacitetet që të mbrohet. “Qysh kemi luftuar në vitet 1998 dhe 1999, do të luftojmë prapë për territoret tona”, ka thënë ai.

    “Nëse vijmë deri tek një situatë tensionuese, e besoj që nuk do të vije, Kosova në momentin e parë ka kapacitete. Ne qysh kemi luftuar në vitet 1998-1999, Kosova do të luftoj prapë për territoret e veta dhe asnjëherë asnjë milimetër jo Serbisë, por askujt nuk do të ia japim.  Ne jemi këtu të zotët e vetës dhe do ta mbrojmë Kosovën çdo herë që është e nevojshme, por në aspektin e situatës në vend Policia e Kosovës dhe Ushtria e Kosovës, si dhe prezenca e ndërkombëtare ushtarake kanë kapacitete të mjaftueshme për t’i dalë përballë këtyre rreziqeve që po vijnë çdo ditë nga territori i Serbisë apo nga qendra e zyrës së tyre në Beograd”, ka deklaruar Kastrati.

    Artikuj të ngjashëm

    Ish-komandanti i FSK-së: Ushtarët duhet të përgatiten për luftë, jo për të gatuar ushqim

    Kastrati: Serbia po përgatitet për manovër luftarake

    Kastrati: Përfundimi i luftës është fundi i gjenocidit ndaj Kosovës

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.