Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ish-këshilltarin e Kurtit e fascionon letra e Kadri Veselit: Është letër historike e një burrështetasi

    21/07/2022 22:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Opinionisti Shkëlzen Gashi ka thënë se ish-Presidenti Hashim Thaçi dhe ish-Kryeparlamentari Kadri Veseli kanë bërë mirë që e kanë përkrahur themelimin e Gjykatës Speciale, ndërkohë që ka deklaruar se VV ka luajtur rol kundër interesit të Kosovës, duke e kundërshtuar atë.

    “Me kundërshtu është shumë lehtë. Me na kallxu qysh me zgjidhë këtë problem, nuk na kanë kallxu asniherë. Këtu është thelbi i krejt problemit. Mendoj që Presidenti Thaçi atëherë dhe Kryeparlamentari Veseli kanë bo shumë mirë që e kanë shty përpara këtë çështje dhe kanë bo mirë që e kanë votu Gjykatën Speciale. S’ka pasur zgjidhje më të mirë, çdo zgjidhje tjetër pas raportit të Dick Martyt, do të ishte më e keqe. Jo vetëm që do të shkonte në Këshill të Sigurimit, por edhe për një mori çështjesh tjera”, ka thënë Gashi në T7.

    Ai ka lexuar edhe një pjesë të letrës së Kadri Veselit, kur kishte sqaruar pse e përkrahte Tribunalin e Hagës. Letrën e ka quajtur historike dhe fjalët e tij, Gashi i ka vlerësuar si qëndrim të një burrështetasi.

    “Kadri Veseli ka mbajtur një qëndrim burrështetasi. Mua më fascinon ajo letra.Letra e Veselit është një letër historike”, ka thënë Gashi.

    Ai, nga telefoni i tij personal, ka lexuar një pjesë të deklaratës së Veselit.

    “Jam i vetëdijshëm që ka njerëz në Kosovë që mendojnë se Dhomat e Specializuara janë një fyerje e luftës tonë historike për të mbrojtur popullin e Kosovës nga krimet e Millosheviqit. Por, unë nuk e shoh në këtë mënyrë, por e shoh si mundësi që t’i përgjigjemi akuzave dhe thashethemeve që kanë qarkulluar për vite të tëra. Që kur Dick Marty publikoi raportin e tij të pabazuar, ishte e pashmangshme që kjo ditë do të vinte…. Kjo është arsyeja që unë e kam përkrahur themelimin e Tribunalit”, ka cituar Gashi ish-kryeparlamentarin Veseli, i cili mbahet ende në Hagë.

    Artikuj të ngjashëm

    Aksioni i policisë në Banjskë në dokumentin e Veselit, mbrojtja e shfrytëzoi për të kërkuar lirim të përkohshëm

    Avokati i Veselit: Nuk i takon trupit gjykues që ta sfidojë besueshmërinë e dëshmitarit Halil Çadraku

    Pamje emocionuese e ditëve të para të lirisë kur Kadri Veseli çmallej më fëmijët

    Të Fundit

    Haradinaj kujton tre vëllezërit Bytyqi: Luftuan me nder për lirinë e Kosovës

    “Vrasja nga pakujdesia” e 27-vjeçarit, Behrami: S’është aksident por produkt i brutalitetit të pushtetit

    “Vdekja mund të jetë shkaktuar nga ndrydhja” – Ja çka thotë raporti fillestar i IML-së

    Heshtje nga Osmani, Kurti e Sveçla për vdekjen e Agon Zejnullahut, 5 policë të arrestuar për “vrasje nga pakujdesia”

    Seanca në Apel ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha dhe Fitim Mustafës – mungojnë të akuzuarit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.