Ismail Syla, ish-këshilltar i Hashim Thaçit, ish-president i Kosovës, ka bërë një deklaratë interesante në RTV Dukagjini.
Në “Debat Plus”, theksoi se libri i Veton Surroit, i titulluar “Këmbët e Gjarprit”, është një sulm brutal ndaj Drenicës.
“Libri i Veton Surroit, “Këmbët e Gjarprit”, është sulmi më brutal dhe më barabar që i është bërë Drenicës ndonjëherë në 70 vjeçarin e fundit sepse në librin e tij ai arrin që për 3 figura të UÇK-së që janë nga Drenica, fyerjet që ua bënë liderëve të Drenicës i konsideron si qenie subhumane, nën njerëzore”, ka thënë Syla.
Tutje, ai ka përmendur edhe Thaçin, Azem Sylën e Jakup Krasniqin.
“Ai nuk është i paditur që Hashim Thaçin ta quaj si një person nga Malisheva, kjo është fyerja më e madhe, fyerja e dytë është biçikleta e Jakup Krasniqit, ndërsa për Azem Sylën e ka një shkrim më të shëmtuar dhe më barbar të mundshëm. Veton Surroi mund të mendojë të asgjësojë këtë trinom në librin e tij, dhe përpiqet që t’i eliminojë dhe të tregojë se në çfarë liderë dhe profile ka rënë fati i Kosovës. Ai Jakup Krasniq, ai Hashim Thaç dhe Azem Syla, për fatin e Kosovës e kanë lëvizur pozitivisht pozicionin e Kosovës 1000 herë më mirë se sa Veton Surroi në librin e tij”, tha ai, transmeton RTV Dukagjini.