Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Ish-këshilltari i Thaçit: Kurti e pastroi Vetëvendosjen nga elementet e LPK-së dhe të UÇK-së

    24/10/2022 21:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar për Kryesinë e re të Vetëvendosjes, duke thënë se Albin Kurti e pastroi partinë e tij nga elementet e LPK-së, ato të të burgosurve politikë dhe të UÇK-së.

    Behramaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kreu i qeverisë sa ishte opozitar, elementet e LPK-së dhe të UÇK-së, i shtrydhi mirë për t’u dukur nacionalist, krahas retorikës së tij kuqezi e me krahë shqiponje.

    “Albin Kurti e pastroi Lëvizjen Vetëvendosje nga elementet e LPK-së, ato të të burgosurve politikë dhe të UÇK-së. Sa ishte opozitar, i shtrydhi mirë për ta krijuar figurën e një nacionalisti për vete krahas retorikës së tij kuqezi e me krahë shqiponje. Por, sapo u bë kryeministër, ata i mbajti shumë larg pushtetit dhe i favorizoi krejt disa të tjerë. Nga dje, Kurti i shutoi “patriotët e ndezur” edhe nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka shkruar ai.

    Me tutje, ai në postimin e tij ka krahasuar veprimet e Kurtit me ato të Hitlerit.

    “Edhe Hitleri njëjtë kishte vepruar me shokët e tij, me të cilët ishte rritur, sepse ata e dinin që kundërmonte si personalitet i shthurur”, ka shkruar tutje ai.

    Postimi i tij i plotë:

    Albin Kurti e pastroi Lëvizjen Vetëvendosje nga elementet e LPK-së, ato të të burgosurve politikë dhe të UÇK-së.

    Sa ishte opozitar, i shtrydhi mirë për ta krijuar figurën e një nacionalisti për vete krahas retorikës së tij kuqezi e me krahë shqiponje. Por, sapo u bë kryeministër, ata i mbajti shumë larg pushtetit dhe i favorizoi krejt disa të tjerë. Nga dje, Kurti i shutoi “patriotët e ndezur” edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Tani i duhen disa të rinj, që mund ta shohin atë si idhull, jo ata që e njohin kush është ai në të vërtetë.

    Edhe Hitleri njëjtë kishte vepruar me shokët e tij, me të cilët ishte rritur, sepse ata e dinin që kundërmonte si personalitet i shthurur.

    Pasi i kishte eliminuar, më pas i kishte sjell disa të rinj, pa kërkesa e ngarkesa, që lumturoheshin vetëm duke qëndruar përkrah tij!

    Artikuj të ngjashëm

    Dimal Basha citoi edhe Dick Martyn për “hulumtimin” skandaloz kundër UÇK-së

    Mehmetaj: Votuesi racional i VV-së nuk është i kënaqur me zgjedhjen e Bashës kryeparlamentar

    Haxhiu: Sot patëm mundësinë ta largojmë nga kryesia e Kuvendit përfaqësuesin e Listës Srpska- opozita s’pati guxim

    Të Fundit

    Qindra të vdekur nga një tërmet në Afganistan

    Sot fillon viti i ri shkollor

    SHBA planifikon forcimin e infrastrukturës ushtarake në Shqipëri e Kosovë

    Moti sot: Me diell, temperaturat deri në 30°C

    Tahiri numëron problemet në Kosovë: Shteti në pushim, qytetarët në hall – kryeministrit i konvenon

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.