Artan Behrami, i kujtoi fjalët e fundit të Bacës Haxhi gjatë një vizite në spital.
“Herën e fundit që e vizitova në spital, më tha se Hashimin s’e ndaj kurrë nga shokët e tij atje. Sa ishte gjallë, u lut çdo ditë për lirimin e tyre,” ka shkruar Behrami.
Ai thekson se tashmë, pas ndarjes së Bacës Haxhi nga jeta, liria e krerëve të UÇK-së nuk është më vetëm një çështje drejtësie, por edhe amaneti i tij.
“Prehu në paqe, baca Haxhi!” përfundon mesazhin e tij Behrami.