Lajme

Ish-këshilltari i Kurtit e godet rëndë Murat Jasharin: Kur njerëzit e padijshëm bëhen profesor në UP, prodhojnë të padijshëm

Ish-këshilltari i Kurtit, Durim Berisha ka shkruar “zi e terr” për Murat Jasharin i cili sot gjatë ditës tha se “ua ka bërë të qartë se nuk e do postin e Presidentit”.

Berisha me anë të një shkrimi e ka quajtur profesor të padijshëm Jasharin, duke thënë se këtë “nder” ia kemi borxh Arsim Bajramit.

Postin prej Profesorit, Murat Jashari sipas Durim Berishës e “rrëmbeu”, në emër të familjarëve që u vranë për liri.

E plotë:

Kur Murat Jashari pati zgjedhur të bëhet asistent e më pas profesor në Fakultetin Juridik në UP — ndonëse i mungojnë kualitetet për ta ushtruar këtë profesion — u pata thënë shokëve të gjeneratës se e paska zgjedhur vendin më të paduhur për të rrëmbyer diçka në emër të familjarëve që u vranë për lirinë e Kosovës. Sepse kur njerëzit e padijshëm bëhen profesorë universiteti, prodhojnë të padijshëm. Këtë “nder” ia kemi me borxh Arsim Bajramit.

Për tri vite sa ka qenë asistent i angazhuar, nuk na e ka mbajtur asnjë orë të ushtrimeve — për të cilat është kontraktuar. Nëse i ka falsifikuar procesverbalet e ushtrimeve, është tjetër muhabet.Në fakt, nuk i kanë mbajtur asnjëri nga asistentët ushtrimet nga E drejta Kushtetuese, sikurse që nuk i mbanin as në shumicën e lëndëve tjera në Fakultetin Juridik në UP.

Njerëzit harrojnë çfarë kanë ngrënë mbramë për syfyr, prandaj mendojnë se edhe ne të tjerët ua harrojmë të bërat e tyre. Frika nga përgjegjësia, apo ndoshta dëshpërimi pse Bekimi nuk po lëshon pe këtë herë dhe nuk po lejon që tjetërkush, përpos tij, të propozohet për pozitën e Presidentit, janë faktorët që e bënin sot të dukej më shumë i frustruar dhe i zhgënjyer sesa parimor.

Përpos Muratit, edhe vëllai i tij i vogël, për një kohë, ka pasur gisht në zhvillimet në UP. Mirë bëni të hulumtoni pak, të njoftoheni për veprat e njerëzve e të mos bini viktimë e shprehjeve pompoze, prapa të cilave qëndron gjithçka — përpos nderimit të të vrarëve.

Zaten, nuk e ka pasur keq Fatmir Muja kur shkruante se “lavdrimi me të vdekurit është turpi i të gjallëve”.

P.S. I kërkoj falje Kryeministrit Kurti, të cilit vet i pata propozuar që të bisedojë me Muratin në vitin 2020, me shpresën se “do ta kuptojë rëndësinë” që ka për jetën institucionale ushtrimi i pozitës së Presidentit nga një person me background të tillë familjar. Ky kurrë s’do ta kuptojë çka do të thotë përgjegjësia ndaj atdheut. Frikacak dhe inatçi

Artikuj të ngjashëm

Back to top button