Lajme

Ish-kandidati i LDK-së i del në mbështetje publikisht, Shpejtim Bulliqit të LVV-së

Ish-kandidati i LDK-së për deputet, Liman Zeqiri, ka dalë publikisht në mbështetje të kandidatit të LVV-së Shpejtim Bulliqit për kryetar, shkruan Gazeta Demos.

Përmes një shkrimi të gjatë në Facebook, Zeqiri ka shkruar se Shpejtim Bulliqi u tregua i përgjegjshëm si kryetar për qytetarët gjatë mandatit të tij në Podujevë.

”Gjatë pesë viteve të qeverisjes së tij, Llapi dhe qytetarët e tij panë ndryshime rrënjësore. Investimet e shumta në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, bujqësi dhe mirëqenie sociale sollën jetë më cilësore për të gjithë banorët, si në qytet, ashtu edhe në fshatra.

Në zonat rurale u ndërtuan rrugë të reja, u vendos ndriçimi publik dhe u zgjerua rrjeti i kanalizimit. Fermerët morën mbështetje konkrete, u hapën çerdhe të reja për fëmijët, u krijuan kushte më të mira për arsim cilësor, ndërsa shërbimi mjekësor shtëpiak bëri që edhe banorët e fshatrave të ndihen pjesë e një jete urbane”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Back to top button