Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademjat: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

    22/01/2025 19:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Koloneli në pension Rrahman Sylejmani ka folur lidhur me aktakuzën e Prokurorisë ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt.

    Ai ka thënë se shumë rrethanë dhe zhvillimi i ngjarjes që nga fillimi kanë kontribuar që rasti të merr dinamikën dhe shpejtësinë e përmbylljes së hetimeve dhe me aktin e ngritjes së aktakuzës.

    “Qysh në fillim gjersa as vendshiqimi nuk ka qenë i kompletuar në mënyrën e duhur komplet hetuesit e mençur e kanë godit cakun me goditjen e parë, pastaj…është zbuluar i gjithë skenari i kësaj ngjarje sepse për ndryshe kjo kish marr kohë më shumë, por edhe falë rastit që nuk ka qenë në mënyrë profesionale e përgatitur qysh dinë grupet kriminale të tilla kur bëjnë ekzekutime edhe likuidime të tilla qysh ka qenë ky rast”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

    Tutje ish hetuesi policor ka thënë në rastin konkret kanë qenë të përfshirë disa persona edhe thuajse mund të quhet edhe si grup kriminal.

    Sylejmani ka thënë se hetuesit kanë arritur deri tek informatat kapitale shumë shpejt sepse ky rast në të kundërtën mund të zgjatëte deri në tri vite për ngritjen e aktakuzës.

    Ai tutje ka thënë se Kosova nuk mund të quhet vend që ka vrasës profesionist me pagesë duke iu referuar praktikës së deritanishme.

    Artikuj të ngjashëm

    “Ka humbur kthjelltësinë mendore”, çfarë dëshmoi shqiptari që vrau ish-gruan në Itali?

    Raportohet se është vrarë një 28 vjeçare shqiptare në Gjermani

    “Mendonte se do të vdiste” – Rrëfimi i nënës, djali i së cilës i mbijetoi sulmit në Graz

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.