Ish-pjesëtari i UÇK-së dhe TMK-së, Gjeneral Selim Krasniqi e ka cilësuar rastin në Shtërpcë të pjesëtarit të FSK-së si montim të Listës Serbe.
Sipas tij, Azem Kurtaj është gjykuar në shpejtësi nga opinioni publik, ndërsa ata që janë provokator e nxitës të situatave po ledhatohen nga shteti.
“Mjerë ky popull që pret nga ju, që na katandisët në këtë gjendje, duke shkelur gjakun e derdhur e duke bërë qē ç’do njeri qē e do vendin, të ndjehet i turpëruar e i poshtëruar”, ka shkruar mes tjerash Krasniqi.
Reagimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Në shiqim të parë, duket se lista serbe me kërkesën e qeverisë kriminale serbe, ka montuar rastin dhe është gjetur momenti i përshtatshëm për ta, që ta sulmojnë djalin e dëshmorit njëherit oficer në FSK!
Kjo është pra lufta hibride të cilën serbia e Rusia po e përdorin, me qëllim që të krijohen trazira dhe të krijohen kushte për ndarjen e teritorit dhe sabotimin e vendit tonë!
Djali i dëshmorit shifet se është detyruar të gjuaj në vetmbrojtje, pa patur asnjë qëllim që të vriste apo të plagoste njeri, aq më pak një të mitur!
Sipas atyre banalistave dhe njerëzve të pafytyrë, ç’farë dhe si do të duhej të vepronte pjestari i FSK-së? Tua kthente kurrizin dhe ti lejonte ta poshtronin apo ta vrisnin?
Dhe po të kishte qëllim ti vrasë, ai nuk do gjuante me armë në asfalt apo në ajër por do gjuante drejtë në ta e kursesi jo në fëmijë!
Kush duhet të quhej fajtorë, ai që gjuajti për vetmbrojtje apo kriminelët që sulmuan në grup një oficerë që po shkonte rrugës së tijē pa provokuar askë?
A u arrestua dikush nga ata kriminelë nga organet e drejtësisë, në mënyrë që të përgjigjeshin para drejtësisë, e tu bëhet pyetje se kush i nxiti dhe sa u paguan nga shteti kriminal sebë e lista serbe për provokimin e sulmin ndaj oficerit të FSK-së?
Shifeni pra se ku na katandisën politikajë të papërgjegjshëm, institucione vendore e nderkombëtare, duke i trajtuar serbët si super qytetarë e duke luftuar, përndjekur e burgosur Atdhetarët e dëshmuar që derdhën gjakun për këtë tokë!
I lazdruat serbët, me theks të veqantë kriminelët duke ju dhënë ç’do të drejtē, duke ua paguar edhe energjinë elektrike, duke iu dhënë edhe para pa punuar, komuna të reja, eksteritore, vende të rezervuara, të drejtën ta bllokojnë ç’do ligj në parlamentin tonë dhe formimin e listës serbe dhe lejimin që ti shërbejë beogradit, duke sabotuar e bërë akte e veprime kriminale në dëmë të vendit ku jetojnë e prej të cilit paguhen e përfitojnë privilegje!!
Sa më shumë të drejta ju dhamë, aq më agresiv bëheshin e më shumë të drejta kërkonin e i përfitonin e këtë në dëmē të shumicës Shqiptare e minoriteteve t’jera, duke bërë kështu vendin tonë të pa sigurtë e të pa jetushëm, e kush, 2% serbë të udhëhequr nga bandat kriminale e të mbështetura e të udhëzuara nga serbia kriminale!
Mjerë ky popull që pret nga ju, që na katandisët në këtë gjendje, duke shkelur gjakun e derdhur e duke bërë qē ç’do njeri qē e do vendin, të ndjehet i turpëruar e i poshtëruar!
SK