Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Ish-gazetarja e luftës për vdekjen e ish-komandantit të UÇK-së: Vështirë është të ndërtohet edhe një Gani Imer

    09/05/2024 18:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Më 20 prill të këtij viti, vdiq ish-komandanti i UÇK-së nga Vushtrria, Gani Imeri. Ish-luftëtari i UÇK-së është kujtuar nga shumë personalitete e qytetarë për vlerat që përfaqësonte.

    E gjatë emisionit “Frontal” për të ka folur edhe mbesa e tij, Xhevahire Izmaku. Ish-gazetarja e luftës mes emocioneve ka rrëfyer se i qëndroi afër edhe gjatë kohës sa po luftonte me jetën.

    “Vdekja e dajës ( Gani Imeri ) ka qenë një goditje shumë e madhe për ne e për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë. Ka qenë një humanist shumë i madh, vdiq për dy ditë pas një sulmi që kishte. E kam vizituar edhe në spital në Tiranë ku po trajtohej. Kam me mungu shumë, më ka kritikuar edhe kur isha deputete. U ka ndihmuar të gjithë atyre që kanë trokitur në derë të tij”, ka rrëfyer Izmaku.

    Sipas mbesës së Gani Imerit, është e vështirë të ndërtohet një personalitet i njëjtë me atë të ish-luftëtarit të UÇK-së

    “Vështirë është me e ndërtu edhe një herë një Gani Imer. Prezenca e tij ka shujt edhe shumë konflikte e ngatrresa. Ky njeri kurrë nuk është livdu për punën e tij, gjithmonë ka folur për luftën e kaprollat që i ka në Dumnicë”, ka thënë ajo.

    Artikuj të ngjashëm

    Izmaku porosi ish-kolegëve të PDK-së: Nëse jeni edhe ju të pakënaqur, votojeni Fatmir Limajn

    Izmaku e la PDK-në për NISMA-n: Njerëz si Fatmir Limaj i duhen vendit

    Vdekja e Gani Imerit, Krasniqi: Dha kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin e Kosovës

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.