Ish-drejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala është gjobitur sot nga Policia e Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Shala ka thënë se ishte dënuar pasi po e xhironte një aksident.
“Sot u denova nga policia pse isha tu e xhiru nga kerri nje aksident trafiku te parku i biznisit ne Drenas. Policja qe po e shihni me ndali dhe i tha koleges se vet eshte tu xhiru. Po isha tu xhiru nje aksident trafiku! Nuk e di kur ka dal ligji qe eshte e ndalume me xhiru nje aksident trafiku. E sidomos kur je gazetar. Hajr ishalla!”, ka shkruar Shala.