Ish-drejtori i Policisë për Sveçlën: Sot është ministër, por nesër mund të jetë protestues në rrugë

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj i ftuar në emisionin “Politiko” në Kanal 10, ka komentuar punën e deri tanishme të Ministrit të Punëve të Bredshme, Xhelal Sveçla.

Ai madje ka kritikuar punën e ministrit Sveçla, pasi sipas tij përfshihet në shumë raste në operacionet policore.

“Z.Sveçla është ministri i parë i cili gjatë ditëve të aksionit në Veri për reciprocitet me targa ka shkuar çdo ditë në dhomën komanduese e në dhomën e operacioneve të Policisë së Kosovës, kjo gjë është e papranueshme, ai shpesh bënë gafa kur poston edhe në Facebook-un e tij operacionet e ardhshme të Policisë së Kosovës”, ka deklaruar Qalaj.

Reklama