sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ish-diplomati serb akuzon BE-në: Qëllim i Brukselit t’ia imponojë Serbisë të “ashtuquajturën Kosovë”

    16/03/2023 12:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-diplomati serb Zoran Millivojeviq në një intervistë për portalin serb “Kosovoonline” thotë se është dërguar një mesazh i qartë për Serbinë dhe se ajo nuk duhet të ketë iluzione se qëllimet e Brukselit, BE-së dhe të Kosovës janë në esencë të njëjta.

    “Në plan të parë është përpjekja për të konfirmuar shtetësinë e Kosovës dhe për ta imponuar atë, “pavarësisht nga të gjitha standardet dhe normat”. Pra, kur është fjala për liberalizimin e vizave, por edhe për çdo gjë tjetër që i ofrohet dhe miratohet Kosovës, është e gjitha në vijën e përpjekjes për ta “ringjallur” projektin e Kosovës së pavarur dhe për të imponuar këtë, qoftë edhe me dhunë dhe “përtej të gjithë atyre vlerave” mbi të cilat mbështetet BE-ja, të paktën “deklarativisht”, pretendon Millivojeviq.

    Ai ka shtuar se është e qartë se BE-ja “zbaton standarde të dyfishta, përtej normave të veta”.

    “Mendoj se Serbia nuk ka më absolutisht asnjë iluzion. Prandaj është edhe insistimi i Serbisë për Asociacionin. Këtë e ka nxjerrë në plan të parë dhe paraqet kusht pa të cilin nuk ka vazhdim të negociatave, pavarësisht “vullnetit të mirë dhe konstruktivitetit të Serbisë për të kërkuar një zgjidhje kompromisi dhe për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, ka pretenduar Millivojeviq.

    Ai gjithashtu ka thënë se BE-ja shfrytëzon çdo mundësi për “të mohuar pretendimet e veta për ekzistimin e vullnetit të mirë dhe synimeve të sinqerta për zgjidhjen e “problemit në Kosovë”.

    “Dhënia e liberalizimit të vizave për Kosovën në fakt konfirmon atë që ne po përballemi tani, që është presioni ndaj Serbisë që me çdo kusht të imponojë një zgjidhje sipas këtij plani evropian, që natyrisht nuk i përgjigjet Serbisë, sepse kjo shkon në drejtim të konfirmimit të shtetësisë së Kosovës”, thotë ish-diplomati serb.

    Ai pretenduar se “është indikative që vendosja e liberalizimit të vizave lidhet me 1 janarin e vitit 2024, kur BE-ja ka përcaktuar zgjidhjen përfundimtare të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, në një mënyrë që korrespondon me qëllimet strategjike të Kosovës dhe qendrave perëndimore.

    “Tani shohim se aplikimi i të “ashtuquajturës Kosovë” për anëtarësim në BE, Këshill të Evropës dhe përpjekja që kjo të përfundojë nuk është rastësi”, përfundon Millivojeviq.

    Artikuj të ngjashëm

    Haxhiu dhe Sallahu diskutojnë punën dyvjeçare me reformat e drejtësisë

    Euronews: Shqipëria vendi i përzgjedhur evropian i gjelbër i muajit 

    Hovenier reagon për djegien e veturave me targa RKS, kujton zhgënjimin e 2 nëntorit

    Të Fundit

    Olta largohet papritur nga shtëpia e Big Brother

    Festivali i Dritave shndërron Sofjen në një galeri të madhe arti

    Haradinaj: Jam ushtari më i plagosur në Dukagjin, i kam 18 plagë në trup

    “Qa mke bo” është kënga më e re e reperit kosovar që është bërë hit në Francë

    Deklarohet Lista Serbe, pas arrestimit të të dyshuarit për plagosjen e dy zyrtarëve policorë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.