Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ish-diplomati britanik: Kosova është duke vepruar sipas ligjit, por në politikë vendos më i fuqishmi

    02/06/2023 08:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Diplomati britanik, Timothy Less, thotë se Kryeministri Kurti ka të drejtë kur po kërkon që kryetaret e rinj shqiptar ta ushtrojnë detyrën e tyre zyrtare në komunë. Megjithëse sipas tij në politikë nuk vendos ai që ka të drejtë, por ai që është më i fuqishmi.

    Tensionet akoma janë të larta në pjesën veriore të Kosovës.

    Serbët lokal po insistojnë që kryetarët e rinj shqiptar të japin dorëheqje nga postet e tyre në katër komunat veriore.

    Megjithatë, diplomati britanik, Timothy Less, thotë se Kosova është duke vepruar sipas ligjit me emërimin e katër kryetarëve të rinj në komunat veriore të Kosovës, përkundër protestave të vazhdueshme nga komuniteti serb.

    Sipas tij në rast se Kryeministri Kurti nuk do të vepronte në këtë mënyrë do të përbente shkelje të ligjit dhe të kushtetutës së vendit.

    Ai madje shprehet i bindur se kryetarët duhet ta ushtrojnë funksionin e tyre nga objektet komunale.

    “E kuptoj logjikën e qëndrimit të Kryeministrit Kurti. Nga këndvështrimi i tij, veriu është pjesë e Kosovës, pavarësisht se kush jeton atje dhe çfarë duan. Nëse kryetarët e komunave japin dorëheqjen, atëherë ata duhet të zëvendësohen dhe kjo u bë pas zgjedhjeve demokratike në veri. Tani kryetaret e rinj duhet të lejohen të lëvizin në zyrat e tyre për të kryer punën e tyre. Çdo gjë më pak do të ishte një shkelje e ligjit dhe kushtetutës”, tha ai për Tëvë 1.

    Megjithatë diplomati thotë se në politikë ka pak rëndësi se kush e ka me të drejtë sepse në fund vendos ai që është më i fuqishmi.

    “Normalisht që qasja e Perëndimit është zhgënjyese për Kurtin, i cili thjesht po e mbron ligjin në këtë rast por ai duhet ta ketë parasysh se humbja e mbështetjes nga SHBA-të do të ishte një katastrofë për Kosovën. Në politikë ka pak rëndësi se kush e ka me të drejtë sepse në fund vendos që ai e ka fuqinë, që në këtë rast është Perëndimi”, tha ai.

    Sipas Less, është plan i Perëndimit që Kosova t’u japë autonomi serbëve.

    “Nuk ka dyshim se ky është plani i Perëndimit, diplomatët dhe politikanët kanë thënë vazhdimisht se duan që Kosova t’u japë autonomi serbëve. Në një mënyrë apo tjetër, kjo ka gjasa të ndodhë, megjithëse ka ende shumë të panjohura. Por nëse Kosova vazhdon të sfidojë SHBA-në për çështjen e veriut të Kosovës, atëherë rrezikon izolimin diplomatik dhe tërheqjen e mbështetjes amerikane siç edhe ka kërcënuar tashmë ambasadori amerikan”, u shpreh Less

    Në anën tjetër Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, po bëjnë thirrje të vazhdueshme që palët t’i zbusin tensionet dhe të ulën në tavolinën e bisedimeve.

    Artikuj të ngjashëm

    Komsioni Europian: Kemi nisur heqjen e masave, hapat tjerë varen nga deeskalimi i qëndrueshëm në Veri

    Ambasadori francez: Kosova ka nevojë për institucione funksionale

    KOSOVA fiton bindshëm ndaj Islandës

    Të Fundit

    Valë e rrezikshme e të nxehtit në Itali: Shkakton 18 viktima dhe gjendje alarmante në punë e spitale

    Khamenei shfaqet publikisht për herë të parë pas përshkallëzimit të tensioneve Iran-Izrael

    Havolli publikon pamje të rrugës “Agim Ramadani” të dëmtuar nga Ministria e Kulturës: Keq, shumë keq

    Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.