Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Safete Hadërgjonaj, është shprehur e shqetësuar lidhur me trajtimin e pacientëve në emergjencën e QKUK-së, shkruan GazetaDemos.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka treguar se para disa ditësh ka lënduar këmbën dhe nuk mund të ecte, ku sipas saj pavarësisht këtij fakti, në emergjencë nuk iu ofruan mjete për t’i ndihmuar që të hynte brenda më lehtë.
“Pasi kalova hyrjen për në oborrin e ShSKUK, plotë 1 orë e 5 minuta durova dhimbjet e tmerrshme brenda makines deri sa mbërrina në Emergjencë, për shkak të kaosit me qarkullimin e makinave brenda oborit të spitalit. Për 4 orë të tjera përjetova maltretimet nga më të këqijat brenda emergjencës sepse nuk kisha mundësi me ecë dhe nuk gjenin karrocë as krevat levizës me ma mundësu me hy brenda”, ka shkruar ish-deputetja e PDK-së.
Tutje, Hadërgjonaj ka thënë se ka përjetuar dhimbje të tmerrshme, derisa nga mjekët i është thënë që të shkojë në disa kate poshtë e lart, ani pse ajo e kishte këmbën e lënduar.
“E dinin gjendjen që kam dhe me thoshin shko në katin e dytë, shko në të parin e shko në podrum bejë fotografime prit në korridor në atë karriken e famshme e asnjë mjek i vetëm nuk qante koken për gjendjen e dhimbjet e tmerrshme që përjetoja me ma mundesu me u shtri përkohësisht në një krevat, pos familjarëve të mi të shqëtesuar me gjendjen që nuk mund të më ndihmonin dot më shumë”, ka potencuar ajo.
Ish-deputetja e Kuvendit, thotë se nuk ka menaxhim të mirë në spitale, e poashtu etikë të punës, ndërsa sipas saj në vitet 2014-2015 trajtimi i pacientëve ka qenë shumë më i mirë.
Postimi i plotë: