Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ish-deputeti serb: Vuçiqi ka shkatërruar veten me aksionin tragjik në Banjskë

    02/10/2024 20:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-deputeti serb, Dragan Shormaz, nga partia e presidentit Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllet sa më parë.

    Shormaz ka deklaruar se “është e rëndësishme që të përfundohet ky proces, pasi Bashkimi Evropian ka vendosur që deri në vitin 2030 të gjithë vendet e rajonit të jenë anëtare”.

    Duke folur për situatën në veri të Kosovës, ai ka kritikuar Vuçiqin për menaxhimin e sulmit terrorist, i cili përfundoi tragjikisht me humbjen e policit kosovar Afrim Bunjaku.

    Ai gjithashtu ka theksuar se në Serbi pas sulmit menjëherë nisi një fushatë për zgjedhje, ndërsa çështja e situatës në veri është anashkaluar.

    “Vuçiq ka shkatërruar vetveten me aksionin që ka përfunduar tragjikisht me katër jeta, të policit të Kosovës dhe serbëve. Është interesante se pas kësaj nis fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme, askush nuk flet për Banjskën. Ndërsa, ndodh që ndryshohen targat, serbët marrin pasaportat, marrin patentë shofer, dokumente personale, fillon të paguhet rryma. Në veri mbyllen zyrat postare të bankave, pompat e karburantit, dinari ndalohet, të gjitha këto kanë ndodhur ndërsa në Serbi askush nuk flet për këtë çështje”, ka deklaruar ai.

    “Miqtë perëndimorë nuk po i ndihmojnë Serbisë që të lirohet nga Vuçiqi, ka mbetur që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe puna do të përfundojë në fund kur do të miratohet marrëveshja përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve”, ka deklaruar Shormaz për Debat Plus.

    Artikuj të ngjashëm

    Vazhdon edhe nesër seanca për rastin “Banjska”, krejt çka u dëshmua sot

    Nesër mbahet seanca e radhës në rastin ‘’Banjska’’

    Dëshmitari i Banjskës: Afrim Bunjaku kishte plagë të madhe në fyt

    Të Fundit

    Dy të mbijetuarit nga aksidenti tragjik në Pejë, flasin nga QKUK-ja: Janë në gjendje të rëndë

    Spitale të mbingarkuara nga vala e të nxehtit në Itali

    Protesta të reja në Beograd dhe qytete të tjera, studentët bllokojnë rrugët

    Izraeli i kërkon Kinës të ndalë Iranin: Do të shembej nëse ndalon blerjen e naftës

    Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli dhe të tjerët paraqiten në gjykatë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.