Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bislim Zogaj, ka sfiduar publikisht Ramiz Lladrovcin për një ballafaqim medial.
Zogaj ka thënë se pas më shumë se tetë viteve të shmangies së këtij ballafaqimi, ka vendosur ta ftojë Ramizin në një debat publik në cilindo televizion dhe me cilindo moderator apo panelist që ai dëshiron.
“Ramiz ‘Kampioni’, pas më shumë se tetë vite kërkimi nga ana jote për mejdan, kam konsideruar se nuk je i nivelit tim. Megjithatë, këtë herë të ftoj në një debat publik, në cilindo televizion që dëshiron dhe me cilindo panelist apo moderator,” tha Zogaj.
I plotë:
Ramiz “Kampioni”, pas më shumë se tetë vite kërkimi nga ana juaj për mejdan, kam konsideruar se nuk je i nivelit tim. Megjithatë, këtë herë të ftoj në një debat publik, në cilindo televizion që dëshiron dhe me cilindo panelist apo moderator.
Ramiz nëse nuk pranon Ti, atëherë do të kërkoj nga ‘Kanal 10’ dhe z. Arben Ahmeti të më japë mundësinë të përgjigjem për të gjitha temat qe i ke hap në studion televizive, si: për kontributin në PDK, korrupsionin nepotizmin, shantazhin e shumë e shumë tema tjera.
Ramiz “Kampioni”, nëse ke guxim për një ballafaqim medial me fakte, të pres