Kanë kaluar më shumë se katër muaj që nga përfundimi i spektaklit të ‘Big Brother Vip Albania’ dhe fansat e spektaklit vazhdojnë të jenë të kyçur në lojën e ish-banorëve të shtëpisë.
Ndërkohë tani që të gjithë ish- banorët kanë vazhduar me jetët dhe projektet e tyre pas përfundimit të spektaklit, disa nga ta vazhdojnë të marrin kërcënime.
Së fundmi, Kristi Dragot Aliaj përmes një Instastory ka zbuluar se është kërcënuar me vdekje nga një përdoues i “Instagramit”.
“Kështu do të të vrasin edhe ty, do të ngatërrojnë për qen“, shkruan komentuesi.
Kristi ka preferuar që këtë mesazh kërcënues ta publikojë në profilin e tij në “Instastory”, duke zgjedhur t’i përgjigjet publikisht.
“Ka mënyra më të mira për të demotivuar njerëzit. Kërcënimet me vdekje janë thjesht një përpjekje e dëshpëruar për vëmendje. Me respekt, tullaci juaj”, shkruan Kristi bashkangjitur postimit të tij.