sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ish-anëtari i bordit të RTK-së: Në krye të komisionit që nisi shkarkimin janë persona që akuzohen për ryshfet

    08/07/2021 17:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 63 vota pro e kanë shkarkuar bordin e Radio Televizionit të Kosovës, i cili ishte i përbërë nga 8 anëtarë: Agron Gashi, Sali Bashota, Lirim Geci, Ilir Bytyqi, Albinot Maloku, Bajram Mjeku, Petrit Musolli dhe Fadil Miftari.

    Ish-anëtari i Bordit të RTK-së Agron Gashi, tha në emisionin Info Magazine në Klan Kosova se në krye të komisionit i cili e ka marrë nismën për shkarkimin e bordit janë personat e akuzuar për ryshfet dhe të cilët i kanë borxh televizionit.

    “Meqë ne bordi e kemi dhënë një deklaratë të përgjithshme për të cilën unë qëndroj prapa. Por, tani unë po flas në mënyrë individuale. Unë jam Agron Gashi, doktor i shkencës së letërsisë dhe shkencës politike dhe i specializuar në fushën e mediave dhe politikës. Dhe ata akuzojnë për profesionalizëm. Cili është profesionalizmi kur në krye të një komisioni i cili akuzon dhe merr një nismë janë të akuzuar për ryshfet me vite të tëra dhe të cilët i kanë pasur borxh vet RTK-së?. Ne nuk mund të japim përgjegjësi që nga themelimi i RTK-së”.

    Gashi theksoi se kohët e fundit është kërkuar një kurban politik.

    “Në mënyrë të veçantë kohëve të fundit është kërkuar një kurban politik. Të gjitha kanë qenë kualifikime politke. Dhe ky ka qenë një shkarkim totalisht politik sepse asnjë nen dhe as nuk ka procedurë ligjore dhe asnjë e drejtë ligjore që të shkarkohet bordi në mënyrë komplete”.

    Ai shtoi se ky veprim i Kuvendit të Kosovës nuk i ngjet një shteti parlamentar.

    “Sepse nuk jemi zgjedhur në mënyrë komplete ashtu siç e përcakton ligji i RTK-së por jemi zgjedhur në mënyrë individuale. Askush nuk ka bërë një vlerësim të performancës për të na shkarkuar në mënyrë individuale por kolektive dhe kjo nuk i ngjet një shteti parlamentar”.

    Artikuj të ngjashëm

    Mancini publikon listën e lojtarëve të ftuar për Ligën e Kombev

    Dugolli thotë se u kërcënua nga Bekë Berisha: E ndezi cigaren në Komision dhe më tha veç je i sëmurë se ta tregojë vendin

    Ushtarët e KFOR-it ‘shtyhen’ me serbët në tërheqjen e litarit

    Të Fundit

    Mancini publikon listën e lojtarëve të ftuar për Ligën e Kombev

    Dugolli thotë se u kërcënua nga Bekë Berisha: E ndezi cigaren në Komision dhe më tha veç je i sëmurë se ta tregojë vendin

    Ushtarët e KFOR-it ‘shtyhen’ me serbët në tërheqjen e litarit

    Liqeni – Prishtina 01, sonte zhvillohet finalja e dytë në futsal

    Në vitin 2100, Kosova do të jetë e dyta në Ballkan me popullsinë më të vjetër

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.