Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ish-ambasadori që u shkarkua nga Gërvalla: Prokuroria Themelore ka pushuar hetimet

    04/10/2022 11:40
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjergj Dedaj, ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut i cili u shkarkua nga pozita e Ambasadorit, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se  Prokuroria Themelore e Prishtinës ka pushuar hetimet ndaj tij, shkruan Gazeta Demos.

    Dedaj u shkarkua në maj të vitit 2021.

    Ish-ambasadori thotë se edhe në Kosovë paska drejtësi.

    “Prokuroria Themelore e Prishtines, me aktevendim ka pushuar hetimet dhe ka hudhur poshte te gjitha spekulimet, pas shkarkimit tim brutal dhe te kunderligjshem nga pozita e Ambasadorit te Kosoves ne Maqedonine e Veriut, duke vendosur se: “Nuk ekziston dyshim i arsyeshem qe personi konkret ka kryer veper te tille penale”duke konstatuar se “duhet te pushohet hetimi, sepse nuk permbushen elementet e vepres penale, per te cilen eshte filluar hetimi dhe as ndonje veper tjeter penale e cila ndiqet sipas detyres zyrtare”, shkroi Dedaj.

    Dedaj thotw se shkarkimi i tij nga Vjosa Osmani e Donika Gërvalla ishte skandaloz, brutal e i kundërligjshëm dhe se sipas tij zyrtarë brenda Ambasadëë në Shkup në bashkëpunim më zyrtarë të MPJD-së në Prishtinë kanë sajuar dhe shpifur kinse Dedaj ka keqpërdorur pozitën e tij.

    “Dua te rikujtoj se pas shkarkimit skandaloz, brutal dhe te kunderligjshem, nga pozita e Ambasadorit te Kosoves ne Shkup, nga V.Osmani dhe D.Gervalla,duke keqeperdorur poziten dhe pushtetin per qellime nepotiste, revanshizmi dhe te diskreditimit tim, dyshoj se zyrtar te caktuar brenda Ambasades ne Shkup, ne bashkepunim me zyrtar te MPJD, ne Prishtine, kane sajuar dhe shpifur per gjoja keqeperdorimet te cilat une i kame bere pas shkarkimit duke perdorur tabelat diplomatike te makines sime private dhe familjare, te pasaportes dhe ID diplomatike si dhe te aparatit telefonik te dhene gratis nga A1 e RMV, te njejtin me kane detyruar t’a paguaj! Edhe tabelat e mija private, ID diplomatike dhe aparati i telefonit jane dhene nga Maqedonia e Veriut dhe nuk ishin prone e Kosoves”, shkroi ish-ambasadori.

    Tutje ai njoftoi se Prokuroria Themelore e Prishtinës ka pushuar hetimet ndaj tij.

    “Te gjitha keto insinuata dhe shpifje te qellimta jane bere ndaj meje, madje duke shperndare ne portale lajme te rreme, per te justifikuar shkarkimin e kunderligjshem dhe krimin ndaj meje. Falenderoj Prokurorine Themelore te Prishtines, e cila nuk ka rene nen ndikim politik, por ne menyre te paanshme, profesionale dhe te bazuar ne ligj, i ka hudhur poshte keto pretendime dhe me aktvendim ka pushuar hetimet”, përfundoi Dedaj.

    Artikuj të ngjashëm

    Gjergj Dedaj shokon me deklarata: Kurrë në jetë s’më ka rënë kush shuplakë, ai që më bie shuplakë ai dhe unë nuk jetojmë më

    Gjergj Dedaj: Kam menduar të kërkoj azil dhe të iki nga Kosova, qe tri vite jam pa punë e nën presion

    Gjergj Dedaj, i mllefosur: Më shkarkuan brenda ditës, edhe me vra dikënd nuk bëhet kështu

    Të Fundit

    Deputetët sot tentojnë për të 43-tën herë për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit

    Edhe sot temperatura të larta, maksimalja deri në 36°C

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.