Ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ka reaguar edhe ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj.
Dedaj në emisionin Frontal në T7 ka thënë se duhet të jetë një arsye e fortë që ambasadori Berishaj nuk po shkarkohet nga krerët e shtetit.
“Këtu pa qenë një zor i madh, nuk mund të ndodh kjo”, ka thënë Dedaj.
Derisa Berishaj ka thënë se nëse vërtetohen akuzat ndaj tij, ai ka gjasa që të merr me vete edhe të tjerë.
“Në këtë anije nuk është vetëm. Nëse vërtetohen akuzat, atëherë me të duhet të shkojnë edhe Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla”, ka thënë Dedaj.