Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar mbi protestën në veri të vendit që u mbajt të dielën e 6 nëntorit.
Ish-ambasadori Bosch ka thënë se “ky veprim i stimuluar nga Belgradi minon gjithçka të arritur gjatë më shumë se 10 viteve të fundit lidhur me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.
Tutje, Bosch është shprehur se “regjimi i Vuçiqit tregon fytyrën e vërtetë pa dëshirë për paqe dhe pajtim”.
“Ky veprim i stimuluar nga Beogradi minon gjithçka të arritur gjatë më shumë se 10 viteve të fundit lidhur me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Domethënë regjimi i Vuçiqit tregon fytyrën e vërtetë: pa dëshirë për paqe dhe pajtim. Ku shkojmë…”, ka shkruar ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch.
Të dielën e gjashtë nëntorit, Lista Serbe organizoi protestë në sheshin “Car Lazar” në Mitrovicë të Veriut ka filluar.
Në mesin e pjesëmarrësve në këtë protestë ishin dhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq me pjesëtarët e Listës Serbe dhe kryetari i komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq.