Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ish-ambasadori amerikan: Koha që shtetet neutrale të aplikojnë në NATO, Kosova të njihet nga 5 vendet e BE’së

    26/02/2022 14:10
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, ka publikuar një shkrim autorial në faqen zyrtare të Qendrës për Analiza Politike Evropiane, ku ka shkruar për situatën e sigurisë në botë dhe ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit në NATO. Në këtë shkrim Kosnett ka përmendur, Finlandën, Suedinë, Austrinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Serbinë. Ai thotë se asgjë më mirë nuk do ta tregonte solidaritetin evropian sesa të shohësh që shtete neutrale aplikojnë për anëtarësim në NATO.

    Ambasadori amerikan ka folur në përgjithësi për rajonin e Ballkanit. Ai thotë se shumica e vendeve të rajonit janë në NATO, përjashtuar Kosovën, Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën, që sipas tij ende nuk duken si shtete kandidate.

    Ai thotë se përderisa Bosnja e Hercegovina është në rrëmujë, Kosova dhe Serbia meritojnë vëmendje. Teksa flet për një gjë të tillë, përmend lojën e Aleksander Vuçiqit si një kërkues i aleancave të shumfishta, me Rusinë, Kinën, BE-në dhe SHBA-në.

    Kosnett thotë se Vuçiq pavarësisht se e kontrollon Serbinë, të huajve u thotë se aftësia e tij për të vepruar është shumë e kufizuar. Këtu Kosnett përmend edhe deklaratën e Vuçiqit të datës 21 shkurt, ku ishte ankuar se “Serbia e ka mbështetur gjithmonë integritetin e Ukrainës, por nga ana tjetër 85 % e njerëzve do të jenë gjithmonë në anën e Rusisë, për çfarëdo që të ndodhë. Këto janë faktet me të cilat përballem si president i vendit”,

    Diplomati amerikan tutje ka thënë se viteve të fundit, një varg liderësh nga SHBA-ja dhe BE-ja janë përpjekur ta joshin Serbinë drejt Perëndimit me stimuj ekonomikë dhe politikë dhe në përgjithësi kanë shmangur kritikat për lëvizjet serbe që e çojnë Vuçiqin drejt krahëve të Putinit.

    “Kjo ia vlente të provohej, por Serbia duket e afërt me Rusinë dhe Kinën si kurrë më parë”, ka thënë Kosnett.

    Tutje Kosnett thotë se është koha që Serbia ta zgjedhë njërën anë.

    Ai thotë se Washingtoni dhe Brukseli duhet të insistojë që Serbia të marr pjesë në vendosjen e sanksioneve ndërkombëtare, ose të shoh një fund të procesit të pranimit në BE dhe të stimulimit të tregtisë dhe investimeve nga SHBA-ja.

    Sa i përket Kosovës. Kosnett ka thënë se është koha për të gjitha shtetet anëtare të BE-së që të fokusohen në realitetin e Republikës së Kosovës si një shtet pro-evropian dhe ta njohin pavarësinë e Kosovës.

    “Disa shtet anëtare të BE-së, Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja, ende nuk e kanë njohur sovranitetin e Kosovës, edhe pse disa janë duke shkuar drejt një rruge të tillë. Kjo është pjesërisht si rezultat i separatizmit në vendet e tyre, pjesërisht për shkak të dëshirë për të mos e ofenduar Serbinë”, ka thënë Kosnett.

    Ai tutje ka shtuar se Kosova është një demokraci funksionale shumë-partiake që po bën progres në zhvillimin ekonomik dhe lutën kundër-korrupsionit. Gjithashtu ka përmendur faktin se Kosova ka një ushtri profesionale që në krenari ka dërguar trupat e saj bashkë me trupat amerikane në Lindjen e Mesme gjatë vitit 2021.

    Artikuj të ngjashëm

    Shefi i NATO-s, Mark Rutte, i kërkon Serbisë ndaljen e retorikës nxitëse ndaj Kosovës

    Asambleja Parlamentare e NATO-s në Dayton të SHBA, flamuri i Kosovës përkrah atyre të shteteve tjera

    Rutte mbërrin në Tiranë, Vengu: Dëshmi e rolit të shtuar të Shqipërisë në NATO

    Të Fundit

    Mërgimtari tenton të dal nga marketi pa paguar, ndalohet nga sigurimi

    Dy takime, agjenda e presidentes Osmani për ditën e diele

    Seanca e radhës në rastin e Liridona Ademajt mbahet më 4 qershor

    Teksa Luis Enrique po fliste për vajzen e tij të ndjerë, gazetarja italiane nuk mund t’i ndalte lotët

    Tentim grabitje në Obiliq, punëtori i pompës pëson lëndime trupore

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.