Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Isa Mustafa: Më mirë të pranojmë sanksionet se marrëveshjen e Asosacionit

    27/11/2023 22:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-kryeminsitri Isa Mustafa ka deklaruar se më mirë për Kosovën në këto momente është të pranojë sanksionet e ndërkombëtarëve, se sa marrëveshjen e Asosacionit të komunave me shumicë serbe.

    Mustafa renditi të gjitha arsyet sipas tij, duke theksuar se këto sanksione, janë më mirë se një dokument i cili thirret në Rezolutën 1244 një rezolutë e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

    Po thoni që është më mirë të pranojmë këto sanksione se sa të pranojmë dokumentin e Asosacionit?, u pyet Mustafa nga gazetari Çim Peka.

    “Për mua po. Më mirë se sa të pranojmë një dokument i cili ka kufijtë e autonomisë apo asosacionit, një dokument i cili thirret në Rezolutën 1244 një rezolutë e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e njeh prezencën e komunitetit ndërkombëtar në Kosovë por jo pavarësinë e Kosovës, një dokument i cili kërkon që kontekstet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe komunave të asosacionit mund të zgjidhet dhe në arbitrazh të veçantë, atëherë ne po fusim një lloj të qeverisjes së vendit”

    “…që nuk e kemi pasur në Kushtetutë dhe më shumë ngjan me një protektoriat të ri, jo një protektoriat ndërkombëtar ndaj Kosovës, por një protektoriat të një asosacioni brenda Republikës së Kosovës, nqs thuhet se problemet që nuk mund të zgjidhen ndërmjet asosacionit dhe qeverisë së Kosovës, atëherë ato shkojnë në një arbitrazh dhe zgjedhja e tre anëtarëve të arbitrazhit do të thotë bëhet me dy përfaqësues të komuniteteve dhe i treti vjen me marrëveshje dhe nëse nuk arrihet marrëveshja atëherë vjen nga BE dhe në këtë mënyrë BE po kryen një lloj protektorati mbi atë asosacion i cili do të ishte shumë i rrezikshëm për ne sepse në vend të Gjykatës Kushtetuese do të kemi një organ tjetër që ndan drejtësi dhe rregulla në Kosovë”, ka deklaruar Mustafa në televizionin Syri.

    Artikuj të ngjashëm

    Kastriot Shabani, kandidat i LDK-së për komunën e Shtimes

    Kushtetuesja dhe afati 30 ditor, Lushaku-Sadriu: Jemi tepër vonë… 

    Ilir Ferati rikandidohet për kryetar të Istogut

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.