Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka ironizuar keq me Qeverinë Kurti pas paralajmërimit të ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se falë ‘Qeverisë së Shpresës’, shtrenjtimi e rrymës do të jetë vetëm 15 për qind, shkruan Reporteri.net.
Falë Qeverisë së Shpresës (të Albin Kurtit, domethanë), kësaj here rryma shtrenjtohet për vetëm 15%!
Për biznese të mesme dhe të mëdha më shumë!
Shpresa ka emër! Prej humbjes në humbje deri në fitoren përfundimtare #KREJTdheDREJT!