Edhe seanca e sotme konstituive në Kuvend të Republikës së Kosovës përfundoi pa u zgjedhur kreu i këtij institucioni.
Pasi e propozuara e LVV-së, Albulena Haxhiu për të gjashtën herë nuk arriti t’i mbledhë votat e mjaftueshme, seanca u mbyll, për t’ia lënë rrugën tjetrës pas 48 orësh.
Lidhur me këtë, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, duke iu referuar ngërçit në Kuvend, para gazetarëve u shpreh se janë të shqetësuar për këtë situatë, dhe se si grup parlamentar e kanë një propozim për të parin e kryeqytetit që të zgjedhë një shesh për t’ia vënë emrin e presidentit Trump.
Kjo sipas tij, të bëhet “në mënyrë që të angazhohen dhe të mos na harrojnë miqtë tanë ndërkombëtarë, sepse ne s’jemi të zotë ta zgjedhim asnjë situatë politike në Kosovë”.