Të paktën 650 vajza janë helmuar nga gazi toksik në Iran, që nga nëntori, në atë që shumë besojnë se është një përpjekje për t’i detyruar ato të largohen dhe shkollat e tyre të mbyllen.
Fatmirësisht asnjë nga vajzat e helmuara nuk ka vdekur, por dhjetëra prej tyre kanë vuajtur nga problemetë ndryshme, me organet e frymëmarrjes, marramendje dhe lodhje.
Helmimi i parë ndodhi më 30 nëntor, kur 18 nxënëse nga Shkolla Teknike “Nour” u dërguan në spital. Që atëherë, më shumë se 10 shkolla për vajza janë vënë në shënjestër në krahinën përreth.
Të paktën 194 vajza raportohet se janë helmuar gjatë javës së kaluar në katër shkolla në qytetin e Borujerdit, në provincën perëndimore të Lorestanit.
Vajzat e helmuara kanë raportuar erën e mandarinës apo peshkut të kalbur përpara se të sëmuren.
Disa prindër kanë thënë se fëmijët e tyre ishin të sëmurë për javë të tëra pas helmimit.