Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Irani do të vazhdojë programin bërthamor: E drejta jonë si anëtarë të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore

    30/06/2025 19:40
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Rreth një javë pas bombardimit të impianteve të tij më të rëndësishme bërthamore, Irani synon të vazhdojë programin e tij bërthamor.

    “Për sa kohë që Republika Islamike e Iranit është anëtare e Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT), ajo duhet të jetë në gjendje të ushtrojë të drejtat e saj”, tha në Teheran zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Ismail Baghai. “Të drejtat e Iranit si anëtar i këtij traktati janë absolutisht të qarta, përfshirë edhe të drejtën për përdorimin paqësor të energjisë bërthamore”.

    Gjatë një telefonate me Presidentin francez Makron, të dielën në mbrëmje, Presidenti i Iranit Masud Peseshkian tha se Teherani e ka ndërprerë bashkëpunimin me IAEA-n për shkak të sjelljes “destruktive” të shefit të saj, Rafael Grossi, ndaj Iranit. Vendimi i parlamentarëve iranianë për të pezulluar bashkëpunimin me IAEA-në ishte “një përgjigje e natyrshme ndaj sjelljes së pajustifikuar, jokonstruktive dhe destruktive të Drejtorit të Përgjithshëm”, të IAEA-së, tha Peseshkian në telefonatën me Macron-in.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranin Baghai i hodhi gjithashtu poshtë kërkesat e IAEA-s për të inspektuar impiantet bërthamore të Iranit duke thënë se qeveria duhet të zbatojë vendimin e fundit të parlamentit për të pezulluar përkohësisht bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

    Akuza dhe kërcënime ndaj drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike ngriti edhe gazeta ultrakonservatore iraniane “Kayhan”. Kjo gazetë e akuzoi edhe drejtorin e përgjithshëm të IAEA-së, Rafael Grossi si “spiun të regjimit sionist” të Izraelit dhe kërkoi ekzekutimin e tij. Ambasadori iranian në Kombet e Bashkuara, Amir Saeid Iravani, tha të dielën se ndaj Grossit ose inspektorëve nuk ekziston “asnjë kërcënim” dhe se inspektorët në Iran janë të sigurt.

    Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe i dënuan kërcënimet e bëra nga gazeta iraniane kundër drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi. “U bëjmë thirrje autoriteteve iraniane të tregohen të përmbajtur në ndërmarrjen e hapave që mund t’i japin fund bashkëpunimit me IAEA-n”, thanë sot ministrat e jashtëm të të ashtuquajturit grup E3.

    Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul (CDU), homologu i tij francez Jean-Noël Barrot dhe Ministri i Jashtëm Britanik David Lammy i kërkuan Iranit që të rifillojë menjëherë bashkëpunimin e plotë me Agjencinë e Energjisë Atomike dhe të garantojë sigurinë e inspektorëve dhe personelit të IAEA-s në Iran.

    Artikuj të ngjashëm

    Ku është Khamenei?

    Irani falenderon Serbinë për qëndrimin ndaj luftës me Izraelin

    Si i qetësoi tregjet financiare armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit

    Të Fundit

    Leona Rexhepi – Zëri i vogël me një mesazh të madh

    Kastriot Shabani, kandidat i LDK-së për komunën e Shtimes

    “Ma kanë ngjit për fyti”, flet burri që u sulmua nga policët në Klinë

    “Osmani më e pëlqyer se Kurti në të gjitha nivelet e arsimit të votuesve”

    Gjuha shqipe përjashtohet nga tabela e re në rrugën drejt Strugës në Maqedoninë e Veriut

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.