Qeveria irakiane ka njoftuar të martën se disa dronë kanë goditur një numër të bazave dhe vendndodhjeve ushtarake të forcave të sigurisë irakiane, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Sipa Reuters, në deklaratën zyrtare të njoftimit, thuhet se si pasojë e sulmeve janë dëmtuar rëndë dy sisteme radarike të ushtrisë.
Bëhet e ditur se ende nuk ka pasur ndonjë deklaratë se nga kanë ardhur dronët apo kush qëndron pas tyre.