Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    IPK rekomandon suspendimin e një nënkoloneli dhe një kapiteni policor në Pejë – dyshohen për keqpërdorim të detyrës

    20/06/2025 13:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka filluar hetime preliminare ndaj dy zyrtarëve policorë në Drejtorinë Rajonale të Pejës, një nënkolonel dhe një kapiten, të cilët dyshohen për përfshirje në një rast të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

    Hetimet janë nisur sipas detyrës zyrtare, pas publikimeve në media për një incident të ndodhur më 28 maj 2025 në rrugën “Shpëtim Bojku” në Pejë, ku disa zyrtarë policorë kishin shoqëruar në stacion një person që nuk kishte qenë i përfshirë në një aksident trafiku, por që kishte penguar zyrtarët në kryerjen e detyrës.

    Sipas IPK-së, nënkoloneli dhe kapiteni policor dyshohet se kanë ndërhyrë në mënyrë të parregullt në këtë rast, duke mos e proceduar më tutje për hetim dhe pa njoftuar Prokurorinë, si dhe duke e mbyllur rastin me një tikë për kundërvajtje.

    Në konsultim me Prokurorinë e Shtetit, hetuesit e IPK-së kanë ndërmarrë veprime paraprake hetimore dhe kanë rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve përkohësisht, derisa të ndriçohen plotësisht të gjitha rrethanat që lidhen me këtë rast.

    Artikuj të ngjashëm

    Avokati i familjes së Liridonës: Naim Murseli është aktor, e dëshmoi edhe në ditën kur e varrosi të ndjerën

    Osmani bën homazhe te Kompleksi Memorial në Vrellë të Istogut

    Hoti: Kriza energjetike po e rrënon ekonominë kosovare, blloqet vazhdojnë të bien nga sistemi

    Të Fundit

    Avokati i familjes së Liridonës: Naim Murseli është aktor, e dëshmoi edhe në ditën kur e varrosi të ndjerën

    IPK rekomandon suspendimin e një nënkoloneli dhe një kapiteni policor në Pejë – dyshohen për keqpërdorim të detyrës

    Osmani bën homazhe te Kompleksi Memorial në Vrellë të Istogut

    Hoti: Kriza energjetike po e rrënon ekonominë kosovare, blloqet vazhdojnë të bien nga sistemi

    Gjuha shqipe zyrtarizohet në sistemin arsimor të Nju Jorkut

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.