Inspektorati Policor i Kosovës ka mbajtur takim me banorët e Mitrovicës së Veriut, për prezantimin e punës së IPK-së mandati, fushëveprimtaria dhe juridiksioni me synim që të fuqizohet ndërgjegjësimi për rolin e IPK-së dhe bashkëpunimi me qytetarë.
Ndërsa gjatë diskutimit me banorët u dhanë shpjegimet për ecurinë e procedurës hetimore në rastet që trajton IPK në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, inspektimet dhe roli i tyre në ngritjen e profesionalizmit të policisë dhe rëndësinë e integritetit policor.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin përfaqësues të komunës së Mitrovicës së Veriut, Avokatit të Popullit, EULEX-it, KFOR-it etj.
Njoftimi i plotë:
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht përfaqësuesit e saj kanë marrë pjesë sot në një diskutim publik me banorë, përfaqësues të organizatave jo-qeveritare dhe atyre të shoqërisë civile në Mitrovicën e Veriut.
Ky aktivitet u organizua me përkrahjen e OJQ –së ACDC – Qendra Avokuese për Kulturë Demokratik” dhe u mbajt në “Qendrën për Energji Qytetare” në Mitrovicën e Veriut.
Qëllimi i këtij diskutimi ishte që banorët e kësaj pjese si dhe OJQ-të dhe shoqëria civile të kenë njohuri shtesë mbi rolin dhe misionin e Inspektoratit Policor të Kosovës.
Gjatë këtij diskutimi publik u prezantua puna e IPK-së, mandati, fushëveprimtaria dhe juridiksioni me synim që të fuqizohet ndërgjegjësimi për rolin e IPK-së dhe bashkëpunimi me qytetarë.
Gjatë diskutimit të hapur me qytetarë për fushëveprimin e IPK-së (rolin dhe autorizimet), u dhanë shpjegimet për ecurinë e procedurës hetimore në rastet që trajton IPK në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, inspektimet dhe roli i tyre në ngritjen e profesionalizmit të policisë dhe rëndësinë e integritetit policor.
Ky aktivitet është përcjellë me interesim nga pjesëmarrësit ku edhe janë parashtruar pyetje të cilave u kanë dhënë përgjigje zyrtarët e IPK-së.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe përfaqësues të komunës së Mitrovicës së Veriut, Avokatit të Popullit, EULEX-it, KFOR-it etj.
Si pjesë e këtij diskutimi , në kuadër të transparencës së IPK-së u shpalos edhe një raport përmbledhës me statistika dhe të dhëna të tjera lidhur me numrin e ankuesve nga komunat veriore të Republikës së Kosovës, rasteve dhe trajtimin e tyre nga IPK për periudhën pesë vjeçare 2019-2023.
Këtë raport në tri gjuhë (shqip, serbisht dhe anglisht) do ta gjeni si dosje të bashkëngjitur me këtë komunikatë.