Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Intervista e Kurtit në “La Republicca”, reagojnë në Serbi: Në Bruksel do ta merrni përgjigjen e merituar

    09/08/2022 10:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një intervistë të dhënë dje për gazetën italiane La Republicca ka thënë se ekziston një rrezik i lartë për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë.

    Kurti tha se se ky rrezik është rritur pas sulmit të Rusisë mbi Ukrainën.

    “Rreziku i një konflikti të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i lartë. Do të isha i papërgjegjshëm nëse do të thoja të kundërtën, veçanërisht pasi bota ka parë se çfarë ka bërë Rusia mbi Ukrainën”, tha Kurti ndër të tjera.

    Në Serbi kanë reaguar duke e cilësuar deklaratën e Kurtit si nxitëse.

    Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se se nuk ka dyshim se Kurti edhe me deklaratën e tij të fundit tregon se dëshiron hapur luftë, jo dialog dhe marrëveshje.

    “Nëse Kurti konfirmon publikisht se Asociacioni nuk do të formohet kurrë, dhe se serbët duhet të pranojnë vendime të njëanshme dhe të dhunshme për targa dhe letërnjoftime, është e qartë për të gjithë se ai po nxit konflikte në Kosovë. Kjo është arsyeja pse në çdo deklaratë ai shpik ndikimin e pretenduar të Rusisë, sepse ai dëshiron jo vetëm të sulmojë Beogradin, por edhe të justifikojë veprimet e reja të njëanshme dhe të dhunshme në të ardhmen kundër popullit serb në Kosovë. Përpjekjet e Prishtinës për të imponuar agjendën e bisedimeve në Bruksel me disa ëndrra boshe për “njohje reciproke”, nuk janë gjë tjetër veçse një taktikë për ta bërë dialogun të pakuptimtë dhe për ta prishur atë ende pa filluar. E di që Kurti në Bruksel do të marrë përgjigjen që meritojnë thirrjet e tij luftarake. Beogradi, i kryesuar nga Vuçiq, do të vazhdojë të ruajë paqen dhe stabilitetin në zonën e Kosovës dhe në Ballkanin Perëndimor me një politikë të përgjegjshme dhe të mençur”, ka thënë Petkoviq për gazetën Serbe Novosti.

    Retorika e Kurtit për luftën ka ngjallur reagime të shumta tek spektri politik opozitar në Kosovë.

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, reagoi duke bërë thirrje që të mos ndillet frikë e panik, pasi thotë ajo se luftë në Kosovë nuk mund të ketë.

    “Nuk ka me pasë luftë në Kosovë. Mos ndjellni frikë e panikë. NATO është garantues i sovranitetit të Kosovës. Serbia e di shumë mirë çka sjellë një konflikt i hapur me NATO. E ka provu”.

    “Ka pasë luftë në Kosovë para 23 vitesh. Disa prej nesh kemi qenë të rritur dhe kemi pasë mundësinë me luftu atëherë”, ka shkruar Çitaku ndër të tejra.

    Pas Çitakut ka reaguar edhe Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka e ka quajtur Kurtin kryeministër që nxit panik. Abdixhiku tha se Kurti në vend se të flasë për integrime apo investime e bën Kosovën kryelajm në mediat e huaja me deklarata për luftë.

    “Ky njeri e dëshiron krizën. E ëndërron protagonizmin tek paniku. Sikurse Vuçiqi, investimet tek shteti i të cilit natyrisht se nuk ndalojnë, edhe ky flet për një Kosovë të luftës, krizës e frikës. Çfarë të duhet propaganda e kundërshrarëve të shtetit, kur ke një kryeministër që të bën autogol?!”, shkroi ndër të tjera Abdixhiku.

    Ndaj deklaratave të Kurtit ka reaguar edhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

    Hoti ka thënë se vendi ynë ka nevojë për urtësi dhe normalitet në qeverisje.

    Ish-kryeministri deklaroi se nga këtu duhet të dërgohen mesazhe që nxisin pozitivitet për të ardhmen tonë euro-atlantike.

    “Kosova ka nevojë për urtësi dhe normalitet në qeverisje. Nga Kosova duhet të dërgohen mesazhe që nxisin pozitivitet për të ardhmen tonë euro-atlantike, për jetë më të mirë e për sigurinë e investimeve”, shkroi ndër të tjerash Hoti.

    Ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka bërë të qartë se NATO është i gatshëm të ndërhyjë në Kosovë, bazuar në mandatin e OKB-së, nëse vihet në pikëpyetje stabilitetii vendit.

    Kujtojmë se situata në veri të vendit u tensionua një ditë para se të hynin në fuqi dy vendimet e Qeverisë së Kosovës, për zbatimin e reciprocitetin ndaj Serbisë, për targat dhe dokumentet e identifikimit.

    Grupe të organizuara serbësh bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

    Në veri pati të shtëna me armë zjarri dhe disa qytetarë u maltretuan në kufi.

    Tensionimi i situatës bëri që Qeveria e Kosovës ta shtyjë për muaj vendimin për zbatimin e reciprocitetin ndaj Serbisë, për targat dhe dokumentet e identifikimit.

    Shtyerja për implementimin e vendimit për reciprocitet me dokumente karshi Serbisë erdhi nga kërkesa e SHBA-së. Kjo kërkesë u përcoll nga ambasadori Jeff Hovenier, në një takim urgjent në orët e vona me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe dy zv.kryeministrat, Bislimi dhe Gërvalla.

    Artikuj të ngjashëm

    Këshilltari i ri i Kurtit – shok me serbin e dënuar për krime lufte, talleshin me shqiptarët duke i quajtur ‘lopë’

    Kurti në Kuvend: Greva po përdoret si armë kundër meje

    Kurti dhe Rizvanolli bashkë në një ngjarje

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.