Skuadra e Interit është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
‘Zikaltërit’ e kanë eliminuar Romën, pasi e kanë mposhtur me rezultat 2-0 të martën mbrëma.
Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Guiseppe Meazza’ në Milano, golat për vendasit i shënuan Edin Dzeko dhe Alexis Sanchez.
Pas kësaj fitoreje, Interi në gjysmëfinale do të takohet me fituesin e duelit mes Milanos dhe Lazios.