Interi arriti një fitore të thellë ndaj Empolit, duke triumfuar me rezultat 0:3 në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Carlo Castellani.”
Solomon Goglichidze i qiti punë klubit të Ardian Ismajlit kur u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 31-të.
Pas një pjese të parë pa gola, Davide Frattesi shënoi golin e parë për Interin në minutën e 50-të, me asistim nga Matteo Darmian. Frattesi dyfishoi rezultatin në minutën e 67-të, pas një pasimi të Lautaro Martinezit.
Ky i fundit e shënoi vetë golin e tretë në minutën e 79-të duke vulosur fitoren e Interit.
Me këtë fitore, Zikaltrit arrijnë në kuotën e 21 pikëve, në vendin e dytë.