‘Intelektuali’ i Drenocit e mohon që u ndalua për manipulim votash në Malishevë
Mësimdhënësi që para disa vitesh u bë viral për brengën e tij për kandidatët për deputetë nga fshati i tij, Drenoci, Astrazubi e Pagarusha, ka mohuar kategorikisht se është arrestuar për manipulim votash në Malishevë.
Nexhat Krasniqi e ka konfirmuar se nuk ka asnjë lidhje me personin e arrestuar që mban emrin dhe mbiemrin e njëjtë.
“Unë, Nexhat Krasniqi, deklaroj qartë se nuk kam qenë dhe nuk jam pjesë e asnjë veprimi të kundërligjshëm dhe se nuk pranoj të implikohem apo të devalvohet integriteti im personal dhe institucional.” – ka njoftuar ai.
Ndryshe, 15 kryesues janë dërguar në paraburgim, ndërsa në total 58 persona janë intervistuar dje pas aksionit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë.
Votat që dyshohet se u keqpërdorën në Malishevë janë 17 mijë e 53, ku mbi 9 mijë prej tyre, siç njoftoi kryeprokurori Enis Gashi, janë shtuar.
Komisionerët janë nën llupën e shtetit, ndërsa procesi po vazhdon për t’i verifikuar veprimet e secilit prej tyre.