Mesa duket Instagram është gati të rrisë gjatësinë maksimale të postimeve Reels sipas zhvilluesit dhe hulumtuesit të njohur Alessandro Paluzzi.
Aktualisht limiti për videot e këtij formati është 3 minuta po imazhet e zbuluara nga Paluzzi lënë të kuptohet se do të shkojë në 10 minuta. Kështu platforma e medias sociale do të transformojë më tepër në një platformë të shpërndarjes së videove si YouTube.
Një lëvizje e tillë do ti jepte mundësi Instagram të konkurrojë me rivalin TikTok ndërsa përdoruesit e këtij të fundit mund të postojnë video deri në 10 minuta, raporton PCWorld Albanian.
Dy platforma kanë ngecur në një cikël kopjimi të funksionaliteteve të njëri-tjetrit. Ndërsa platforma konkurrojë për pjesë tregut, YouTube po zhvendoset në kahun e kundërt.
Po përpiqet të përfshihet më tepër në hapësirën e videove me metrazh të shkurtër duke shtuar mjete për krijuesit dhe një kohështrirje për zbulimin e muzikës ngjashëm me TikTok.