Inspektorati në kryeqytet ka hequr disa prej frigoriferëve të vendosur jashtë kioskave.
Sipas njoftimit në Facebook, bëhet e ditur se këta frigoriferë ishin të vendosur në mënyrë të paligjshme.
“Për shkak se nuk përmbushnin standardet higjieno-sanitare të kërkuara me ligj dhe pengonin qarkullimin e këmbësorëve, Inspektorati i Kryeqytetit ka hequr disa prej frigoriferëve të vendosur jashtë kioskave në mënyrë të paligjshme.”