Deputetja Mimoza Kusari–Lila tha se Kosova ka nevojë urgjente për funksionalitet institucional.
Kusari – Lila në postimin e saj në rrjetins social, Facebook, shkroi se pavarësisht mosdakordimeve dhe rivaliteteve politike, vendi nuk mund të mbetet peng i kalkulimeve partiake, duke i bërë thirrje ish-opozitës për reflektim.
Ajo tutje shton se qytetarët kanë votuar dhe presin që institucionet të funksionojnë dhe të marrin vendime fuqiplotë.
Ndër tjerash, Kusari – Lila ka renditur 10 pikat lidhur me historikun e moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës që nga 15 prilli.
Postimi i plotë si në vijim: