Infrastrukturë që lidh Kosovën: Abdixhiku flet për Unazën e Kryeqytetit dhe rrugët kombëtare
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë në një tubim madhështor të Degës 2 të LDK-së në Prishtinë, i mbajtur në sallën “Sami Frashëri”, ku u dëshmua energji e lartë dhe mobilizim i madh qytetar.
Abdixhiku theksoi se Prishtina këtë herë po prin fort drejt ndryshimit, duke vlerësuar energjinë, lidhjen me qytetarët dhe mobilizimin e madh që po shihet në kryeqytet.
Ai nënvizoi se projektet zhvillimore për Prishtinën do të jenë prioritet i qeverisë së ardhshme të LDK-së, ku Unaza e Jashtme do të jetë një ndër investimet kyçe për lehtësimin e trafikut, zhvillimin urban dhe lidhjen më të mirë të kryeqytetit me komunat përreth.
I plotë:
Kjo është Prishtina! Dega 2.🔥
Tubim mbresëlënës në ‘Sami Frashëri’.
Sa shumë energji. Sa shumë lidhje. Sa shumë motiv. Prishtina këtë herë prinë fort për ndryshim.
Dhe kjo degë ka super kandidatë në listë. Jehona Lushaku Sadriu me numër 8; Florian Dushin ne numër 34; Jeta Rafuna me numër 39; Berat Rukiqin me numër 40 dhe Sevdije Abazi me numër 105.
Le t’i japim Kryeqytetit një Qeveri që nuk e bllokon, nuk e saboton, por e ndihmon. E ndihmon fort me plot 1.5 miliardë euro investime.
Ky është zotimi ynë Prishtinë!
Koha të bëjmë të ardhmen.