Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Influencuesi i njohur amerikan gatuan byrek shqiptar – reperi G4shi dhe kalimtarët e rastit në New York ngelen të befasuar nga shija

    03/06/2025 19:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Influencuesi i njohur në rrjetet sociale, Joe Vadakkedam, ka realizuar së fundmi një video shumë të veçantë dhe origjinale që ka marrë vëmendje të madhe në TikTok dhe Instagram, duke promovuar kulturën dhe kuzhinën shqiptare në një mënyrë kreative.

    Në videon e xhiruar në New York, Joe ndodhet në ballkonin e tij kur shikon rastësisht në rrugë reperin shqiptar me famë ndërkombëtare, G4shi. Me plot entuziazëm, ai e thërret nga ballkoni dhe e pyet: “A je i uritur? Do me hëngër diçka shqiptare?”.

    Përgjigjja nuk vonon dhe Joe menjëherë i përvishet punës në kuzhinë. Ai vendos të gatuajë një nga specialitetet tradicionale shqiptare – byrekun me spinaq, një pjatë që e përshkruan si “plot shije dhe pa diskutim shumë e shijshme”.

    @thejoemustgoon Byrek me Spinaq for @Gashi 🇦🇱🥧 A traditional dish home to Albania translated to Spinach Pie. Savory as it gets and flat out delicious!  Background Song: Rings by Gashi ft. G-Eazy… absolute banger 🔥💍 Asking people if I could cook them one meal, what would it be?!  🤔 Fire Escape Chronicles Pt. 113🧯 #byrek #me #spinaq #recipe #gashi #spinach #pita #pie #albanian #albania ♬ Rings – GASHI & G-Eazy

    Gjatë gjithë videos, Joe dokumenton procesin e përgatitjes së byrekut me përpikëri, duke ndarë me ndjekësit çdo hap dhe duke shpalosur dashurinë për gatimin dhe kulturën shqiptare. Ai përdor edhe këngën “Rings” të G4shit dhe G-Eazy si kolonë zanore të videos – një mënyrë për të nderuar artistin për të cilin po gatuan.

    Pasi përfundon gatimin, Joe zbret poshtë për t’ia ofruar personalisht G4shit, i cili e pret me buzëqeshje dhe vlerësim të madh. Përveç reperit, edhe kalimtarët e rastësishëm provojnë byrekun dhe reagimet janë tejet pozitive – të gjithë e vlerësojnë shijen autentike dhe përkushtimin e Joe-s.

    Në përshkrimin e videos në TikTok, ai shkruan: “Byrek me spinaq për Gashi. Një pjatë tradicionale shqiptare, e njohur ndryshe si ‘Spinach Pie’. Plot shije dhe jashtëzakonisht e shijshme! Muzika në sfond: Rings nga Gashi ft. G-Eazy – një hit i vërtetë. Nëse do të mund t’ju gatuaja vetëm një vakt, cili do të ishte ai? Kronikat nga ballkoni, pjesa 113”.

    Videoja jo vetëm që promovon një recetë tradicionale shqiptare, por edhe përçon mesazhin e mikpritjes dhe lidhjes kulturore përmes ushqimit – dhe kjo, në zemër të një metropoli si New York-u.

    Artikuj të ngjashëm

    Elon Musk hedh “bombën e madhe”: Trump është në dosjet e Epstein, kjo është arsyeja e vërtetë pse nuk janë bërë publike

    Elon Musk përplaset me Trump: Pa mua, do të kishte humbur zgjedhjet 

    Rritet çmimi i naftës pas bisedës Trump – Xi Jinping

    Të Fundit

    Grabiten një barnatore si në “filma aksion”, vdesin në aksident tre shqiptarë e një polic në Spanjë

    Trump prishet keq me Musk: Ai e ka “humbur mendjen”

    Limaj kundër vijave të kuqe për koalicione: I lexoj numrat, s’mund ta ndryshojmë vullnetin e qytetarëve

    Bllokada institucionale, Reeker: Është vërtet turp, populli i Kosovës meriton më mirë

    KFOR-i dhuron donacione në disa komuna

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.