sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Infektologu Ramadani: AstraZeneca është vaksinë shumë e mire, efikase aq sa Pfizer

    07/07/2021 14:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Infektologu, Hamdi Ramadani u ka rekomanduar qytetarëve që të marrin vaksinën AstraZeneca.

    Duke folur për hezitimin e qytetarëve për t’u vaksinuar me këtë vaksinë, ai ka thënë se ajo është efikase aq sa vaksina e Pfizer.

    “Vaksimi ka filluar sa e sa muaj edhe tek ne dhe në vendet tjera. Mund të them se vaksina e cila është duke u dhënë në disa vende, pra AstraZeneca, është ndër më të mirat, më të dokumentuarat deri më sot me veprimet e imuzimit të Covid-19. Unë personalisht kam qenë ndër të parët që kam marrë edhe dozën e parë dhe atë të dytë të vaksinës AstraZeneca dhe mund të them se bazuar në hulumtimet e bëra të mjekëve të njohur të Koresë Jugore, vetëm një dozë e AstraZeneca’s e arrin imunitetin te ai qytetar mbi 87%, karshi vaksinës Pfizer e cila shkon deri në 89%”, ka thënë ai për Indeksonline.

    Ramadani tha se AstraZeneca” është e barabartë në aspektin imonulogjik me vaksinat e tjera.

    “Kohëve të fundit po ekziston protokolli që është duke u dhënë doza e parë e AstraZeneca’s ndërsa e dyta Pfizer, sepse shkencëtarët e kanë vërtetuar se të dy vaksinat kanë imunitet të mirë dhe të kënaqshëm. Qytetarët të cilët hezitojnë të vaksinohen me AstraZeneca ose nuk janë të informuar ose s’janë mirë të informuar sepse nuk qëndron. Apeli im është që duhet të vaksinohen pasi është vaksinë mbrojtëse”, ka shtuar ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Ursula von der Leyen paditet për negociata “private” me Pfizer

    Shqiptari nga Kosova nga 28 nëntori do të jetë drejtor në “AstraZeneca”

    Eurodeputeti holandez për vaksinën e Pfizer: Bota duhet ta di këtë gënjeshtër

    Të Fundit

    Scholzi e Macroni do tentojnë t’i bëjnë bashkë Osmanin e Vuçiqin në Granada

    Aida Doçi shfaqet me fustan nusërie, kjo është arsyeja

    Tetë të vdekur e 23 të zhdukur nga përmbytjet në Indi

    Scholzi kërkon zgjidhje paqësore mes Kosovës e Serbisë

    Rashiq: Vuçiq nuk është njeri që mund të qëndrojë pa gënjyer

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.