Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    India dhe Pakistani vazhdojnë shkëmbimin e zjarrit

    08/05/2025 18:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    India ka kryer sulme me dronë në Pakistan më 8 maj, duke plagosur katër ushtarë tha ushtria pakistaneze. India, ndërkaq, i akuzoi fqinjin e saj për një tentim për sulm, teksa tensionet janë rritur mes dy fuqive bërthamore.

    India e pranoi se ka shënjestruar sistemin e mbrojtjes ajrore të Pakistanit dhe Islamabadi tha se ka rrëzuar disa dronë. India, në anën tjetër tha se ka “neutralizuar” përpjekjet e Pakistanit për të goditur caqe ushtarake. Asnjë nga këto pretendime nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

    Akuzat e ndërsjella vijnë një ditë pasi India sulmoi me raketa disa lokacione në Pakistan, duke vrarë 31 civilë, sipas zyrtarëve pakistanezë. Nju Delhi tha se sulmet ishin hakmarrje për sulmin e armatosur që vrau 26 persona muajin e kaluar në pjesën e Kashmirit, të kontrolluar nga India. Ky shtet ka akuzuar Pakistanin se qëndron prapa këtij sulmi, por Islamabadi ka mohuar se ka gisht në të.

    Që atëherë, të dyja palët kanë këmbyer zjarr në Kashmir, dhe Pakistani ka pretenduar se ka vrarë dhjetëra ushtarë indianë, por India nuk ka konfirmuar diçka të tillë, përcjell Periskopi.

    Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, është zotuar se do të hakmerret për sulmet ajrore të Indisë, duke rritur frikën se të dyja shtetet po shkojnë drejt një konflikti të plotë. Udhëheqësit nga të dyja shtetet po përballen me presion që të tregojnë fuqi dhe të hakmerren për sulmet, teksa udhëheqësit kanë ashpërsuar retorikën.

    Të dyja shtetet janë në konflikt për Kashmirin. India dhe Pakistani kanë zhvilluar tri luftëra për këtë rajon në Himalaje, që është i ndarë mes tyre dhe që pretendohet nga dy shtetet.

    Pas rritjes së tensioneve, India ka evakuuar mijëra njerëz nga fshatrat në kufirin në rajon. Ndërkaq, afër 2.000 banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre në Kashmirin e administruar nga Pakistani./REL/

    Artikuj të ngjashëm

    Ministri indian: Sulmet u dërguan mesazh ‘vendeve armike’

    Pakistani zotohet për përgjigje ndaj Indisë

    LAJMI I FUNDIT: India nis operacion ushtarak kundër Pakistanit

    Të Fundit

    Enver Hoxhaj takon në Irak zv/kryeministrin e Kurdistanit: Mora përkrahje se do ta shtyjë përpara njohjen e Kosovës

    Von der Leyen reagon pas telefonatës Trump-Putin

    Hekuran Murati njofton për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës kur e takon

    Çka dihet për sëmundjen e Bidenit?

    Ferizaj: Konfiskohen 9 motoçikleta për shkelje të rregullave dhe mungesë dokumentacioni

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.