Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Indeksi Global i Paqes 2025: Kosova bie për 3 pozita

    26/06/2025 11:48
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Organizata prestigjioze “Instituti për Paqe dhe Ekonomi” me 19 qershor të këtij viti ka publikuar Indeksin Global të Paqes 2025, një raport të detajuar për të gjitha shtetet e botës, përfshirë edhe Kosovën.

    Në këtë raport paraqitet një analizë gjithëpërfshirëse e bazuar në të dhënat për trendet rreth paqes, vlerën e saj ekonomike dhe mënyrën e zhvillimit të shoqërive paqësore. Për këtë raport janë përdorur 23 tregues cilësorë e sasiorë për të matur gjendjen e paqes në tri fusha, për nivelin e sigurisë shoqërore, shkallën e konfliktit të vazhdueshëm vendor dhe ndërkombëtar dhe shkallën e militarizimit.

    Në rënditjen e përgjithshme, Kosova ka shënuar një përkeqësim prej 3 vendesh duke u renditur në pozitën e 63- dhe gjendet në pjesën e mesit të tabelës bashkë me Serbinë, Zambinë, Moldavinë, Uzbekistanin, Qipron, Senegalin, Liberinë, Jordaninë, Tanzaninë, Malauin, Francën, Paraguain, Nepalin, Kirgistanin, Taxhikistanin, Republikën Dominikane, Tunizinë, Guinenë Ekuatoriale dhe Bolivinë.

    Tek pjesa e konfliktit të brendshëm dhe ndërkombëtar në vazhdimësi, Kosova është poentuar me 1.805 pikë. Sa i përket sigurisë sociale dhe sigurisë së brendshme, Kosova është poentuar me 2.144 pikë. Tek militarizimi, Kosova ka marrë 1.67 pikë.

    Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, rënie për një pozitë ka shënuar edhe Serbia e cilat renditet pas Kosovës në vendin e 64-të, derisa Mali i Zi ështe shteti që ka pasur përparimin më të madh në rajonin e Ballkanit Perëndimo.

    “Mali i Zi shënoi përmirësimin më të madh në rajon, me rezultatin e tij të përgjithshëm që u përmirësua me 2.3 përqind gjatë vitit të kaluar. Kjo u nxit kryesisht nga një përmirësim në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes, pasi treguesi i shkallës së vrasjeve dhe treguesi i shkallës së terrorit politik u përmirësuan përkatësisht me 69.7 dhe 25 përqind. Shkalla e vrasjeve është 0.8 për 100,000 banorë, një nivel rekord i ulët për Malin e Zi. Në tetor 2024, një iniciativë rajonale për të zvogëluar posedimin e paligjshëm të armëve – Udhërrëfyesi për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (AVL) në Ballkanin Perëndimor – u miratua për një fazë të dytë pas suksesit të Udhërrëfyesit origjinal për Kontrollin e AVL-ve në Ballkanin Perëndimor, i cili u miratua në vitin 2018 dhe vendosi objektiva që duhen arritur deri në vitin 2024”, thuhet në raportin e IEP.

    Në raportin e vitit 2024, Kosova kishte shënuar progres prej tre vendesh dhe ishte renditur në pozitën e 56-të.

    Artikuj të ngjashëm

    Hegseth përshëndet arritjen “historike” të Trumpit në NATO

    Shërbimi Korrektues shpall konkurs për 100 zyrtarë

    E konfirmon Tomë Gashi intervistimin e Martin Berishajt nga Prokuroria Speciale

    Të Fundit

    Hegseth përshëndet arritjen “historike” të Trumpit në NATO

    Shërbimi Korrektues shpall konkurs për 100 zyrtarë

    E konfirmon Tomë Gashi intervistimin e Martin Berishajt nga Prokuroria Speciale

    Të premten certifikohen rekrutët e rinj të FSK-së

    U ndan Pm dhe Sara? Zbulohet e vërteta

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.